PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar për programin politik për periudhën 2025-2029 dhe përbërjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Edi Rama.
Ky është mandati i katërt i Ramës në krye të ekzekutivit shqiptar, pasi subjekti i tij, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në foltore për të prezantuar programin. Por, tensionet u rritën pasi në sallë u lëshua një adresim i Diellës, ministres së shtetit për Inteligjencë Artificiale.
Diella është një bot i inteligjencës artificial. Qeveria Rama 4, së bashku me Diellën, ka 17 ministra.
Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare, duke bërë që seanca të shkonte në pushim për 15 minuta.
Partia Socialiste kërcënoi se programi nuk do të prezantohej dhe nuk do të kishte debat për të, por do të hidhej direkt në votim.
Pas rinisjes së seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e hodhi në votim programin, që mori 82 vota për.
Gjatë votimit elektronik, deputetë të Partisë Demokratike u afruan drejt vendit ku gjenden ministrat dhe hodhën rregulloren e Kuvendit dhe një shishe uji drejt Ramës dhe kreut të ri të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kjo është hera e parë që një program i ekzekutivit nuk prezantohet para deputetëve dhe nuk ka debat për të, por hidhet direkt në votim.
Seanca zgjati vetëm 25 minuta, ndonëse ishte parashikuar të zgjaste 25 orë dhe të zhvillohej debat lidhur me programin.
Pas seancës, Rama shkroi në Facebook se duhet që deputetët e zgjedhur të mund të debatojnë në Kuvend të papenguar.
Ai tha se 83 ulëset e fituara nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, janë detyrim ndaj votuesve “për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e Parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare”.
Ndërkaq, gjatë adresimit të shkurtër në Kuvend, para se të tensionohej situata, Rama tha se mandati i katërt përkon me planin që Shqipëri të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do ndërmarrim”, tha Rama.
Tirana synon që të bëhet pjesë e BE-së më 2030.
Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.
Vendi duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian./ Rel
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, thotë se opozita d...
Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri...
Seanca e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë është caktuar 2 tetori. Rekursi i Veliajt në GJL &e...
Teksa të shumtë kanë qenë reagimet mbi projektligjin e ri që qytetarët në Shqipëri të deklarojnë gjininë ...
Kryeministri Edi Rama kaloi “fshehurazi”, vetën me mazhorancën dhe në një seancë të shkurtër dhe të tensionu...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe i këshillit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, publikoi në “Face...
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi krahasoi situatën politike në vend me romanin “Ferma e Kafshëve” t&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, thotë se seanca e sotme plenare duhet të ishte më e rëndësishmja e legjislatur&eu...
Seanca e sotme e Parlamentit pritej të zgjaste rreth 25 orë, por ajo ka përfunduar për 25 minuta. Ndërsa opozita kërkonte debat p...
Kryeministri Edi Rama ka habitur me një postim të bërë në rrjetet e tij sociale pas ndërprerjes së seancës plenare. Ram...