Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore tërësisht të përputhshme me rekomandimet e OSBE-ODIHR, në mënyrë që të krijohet një garë politike e drejtë dhe e barabartë.
Në fjalën e tij në konferencën: “Ndërtimi i besimit në votime: Financimi politik dhe Reforma Zgjedhore në Shqipëri”, të organizuar nga International IDEA dhe Qendra për Sundimin e Ligjit e Universitetit të Helsinkit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Gonzato u shpreh se, “duhet një reformë zgjedhore që krijon mjedis me vërtetësi konkurruese dhe barazi për të gjitha palët. Ne kërkojmë një reformë gjithëpërfshirëse, në vijë me rekomandimet e OSBE-ODIHR”.
Gonzato gjithashtu u shpreh se, transparenca në financimin e partive politike nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një garanci për mbrojtjen e demokracisë dhe për evitimin e ndërhyrjeve të jashtme.
“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. Kjo mbyll hapësirat për korrupsion dhe mbron integritetin e procesit politik”, deklaroi ambasadori.
Ai nënvizoi se, Bashkimi Europian ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë në këtë proces dhe vuri në dukje se vendi ndodhet në një moment vendimtar, teksa pritet të avancojë drejt mbylljes së kapitujve të negociatave.
Gonzato shtoi se, transparenca financiare është e domosdoshme për të mbrojtur partitë politike dhe institucionet nga çdo ndikim i huaj i mundshëm, duke e cilësuar atë si një element të sigurisë kombëtare dhe të integritetit demokratik.
“Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë nga ndërhyrjet e huaja”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, ambasadori Gonzato kujtoi gjithashtu se sulmet dhe fushatat dezinformuese ndaj vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) janë të papranueshme, duke theksuar se integriteti i institucioneve ndërkombëtare duhet mbrojtur.
Konferenca organizohet nga International IDEA dhe Qendra për Sundimin e Ligjit e Universitetit të Helsinkit, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe fokusohet në sfidat dhe zhvillimet më të fundit që lidhen me financimin politik dhe proceset zgjedhore në Shqipëri.
Gjithashtu në konferencë u prezantuan gjetjet paraprake të një studimi të International IDEA mbi aksesin në financimin politik për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self mbajti nj&eum...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në punimet e plenarit të 74 të Konferencës së Komisione...
Kreu i FRPD ka reaguar pas vënies nën akuzë të Frederika Mogherinit, mikes së madhe të kreut të rilindjes Edi Rama. &ldquo...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi sshprehet se ‘Ramaforma’, term së cilës opozita i referohet të ashtuquajtur&eu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se sa i përket kandidaturës për Avokain e Popullit, mbështet disa emra, të cilat theksoi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga Prokuroria e BE-së për të hetuar e-mail dhe SMS që, sipas tij, kryeministri Edi Rama k...
Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike tregoi detaje që ka zbuluar në lidhje m...
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve. Agron Shehaj kërkoi fjalën e tij d...
Kryetari i Partisë Demokratike Slai Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu u ka bërë thirrje Prokurorisë P...
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, komentoi arrestimin e zyrtarëve të BE, ku p&e...