Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë. Hetimet rinisën pasi denoncimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili pretendoi përfshirjen e Ols Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në trafikun e drogës.
Në njoftimin e SPAK, thuhet se në kuadër të këtyre hetimeve, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet, SPAK njofton se nuk ekziston asnjë provë që fakton lidhjen e Ramës me aktivitetin kriminal. Gjithashtu më tej, thuhet se nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.
NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.
Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Olsi Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.
Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.
Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. Ai tha se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, që sipas tij janë unik...
Garo TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjat&...
asllan dogjani TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është marr&eu...
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se PD do ta bazojë fushatën në qindra e qindra takime ku secili ku ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për votat e elektoratit jashtë shqipërisë dhë peshën që ka në zgjedhj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot rreth çështjes së mohimit të koalicioneve parazgjedhore. Beris...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, p...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se do të miratojnë çdo kërkesë që i shërben transp...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me uljen e humbjeve në rrjet, çmimi i energjisë duhej të ishte shum...