POLITIKE

Salianji: Paraqita prova të reja por nuk kishte reflektim, prokurori lexonte ç'ka i ishte shkruar nga Fatmir Xhafaj me të vëllanë

E.D Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:55
Salianji: Paraqita prova të reja por nuk kishte reflektim, prokurori
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji ka treguar detaje mbi çështjen për të cilën ai është thirrur në prokurori. Salianji i ftuar në 'Çim Peka LIVE', në SYRI TV, u shpreh se ai nuk kishte bërë asnjë krim, dhe nuk akuzohet as për korrupsion dhe as për ndonjë shkelje tjetër, akuza që ngrihet mbi të është prishja e imazhit dhe reputacionit të një trafikanti droge, i cili është pikërisht vëllai i Fatmir Xhafajt, ish minister drejtësie, dhe ish ministër i brendshëm.

Salianji gjithashtu tha se ai sot priste një reflektim nga ana e prokurorisë, por nuk kishte reflektim sepse vendimi në këndvështrimin e tij i ishte shkruar prokurorit i gatshëm nga trafikanti dhe nga Fatmir Xhafaj, sepse, sipas Salianjit nuk ka mundësi të flasësh në një seancë gjyqësore, dhe prokurori të vazhdojë të lexojë atë që ka të shkruar ndërkohë që nxirren prova të reja.

"Unë mendoj që këtu çështja që shtrohet është, cili është vendimi i drejtë, dhe vendimi i drejtë është pafajësi e plotë dhe mbyllja e kësaj çështje, mbyllja e këtij turpi ku të gjitha institucionet shtetërore për shkak se Fatmir Xhafaj ka qënë ministër i brendshëm por edhe mamaja e reformues në drejtësi , i quajtur si i tillë, ka përdorur të gjithë lidhjet e veta dhe të gjithë institucionet në mënyrë absolute, dhe këtu do ti përmend, për të tentuar që të shpërlajë apo të lajë apo për të pastruar imazhin vet nga një superskandal i ndodhur në vitin 2017-2018 kur ishte ministër i brendshëm, mos harrojmë njeri i fortë politikisht për shkak se sapo kishte mbyllur sipas tyre me sukses reformën në drejtësi, sipas nesh do të kemi kohë, do ta diskutojmë.

Për të bërë një historik të shkurtër të ngjarjes, së pari njëherë, unë nuk kam bërë asnjë krim, nuk akuzohem as për korrupsion, as për vjedhje as për asnjë lloj krimi që mund të imagjinohet. Akuza ndaj meje është që pse kam guxuar të bëj pis, të dëmtoj reputacionin e një trafikanti ndërkombëtar droge. Pra që të kuptohet çështja, është një trafikant ndërkombëtar droge, më ka çuar mua në gjyq se thotë më ke dëmtuar reputacionin dhe më kë dëmtuar vëllain sepse është shkarkuar si ministër tha sot trafikanti. Unë pres një vendim të drejtë, siç prisja edhe sot reflektim nga ana e prokurorisë, nuk kishte reflektim sepse vendimi në këndvështrimin tim i është shkruar prokurorit i gatshëm nga trafikanti dhe nga Fatmir Xhafaj, sepse nuk ka mundësi të flasësh në një seancë gjyqësore, dhe sikur flet me murin mos të ketë asnjë reflektim, dhe të vazhdojë të lexojë atë që ka të shkruar ndërkohë që unë kam nxjerrë prova të reja.

Historiku i shkurtër është ky, vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i dënuar nga gjykatat në Itali me një vendim të marrë prej 7 vjet e 4 muaj burg. Pavarësisht se kishte dënim të formës së prerë jetonte i lirë në Shqipëri për shkak të mbrojtjes që i jepte ish ministri i drejtësisë në një kohë të mëparshme, ish ministre i brendshëm në kohën kur u denoncua nga ne dhe kishte marrë formë të prerë, pavarësisht se ne e kishim nxjerrë vendimin gjyqësor nga gjykata italiane e kishim publikuar, vazhdonte Fatmiri minisdtër, vazhdonte vëllai i vet aktivitetin e trafikut.

Në momentin që ne pas një investigimi gazetaresk, paraqitet tek ne gazetari Jetmir Olldashi i cili po kryente një investigim të fortë sepse bëhej fjalë për nj nga klanet kriminale më të fuqishme në Shqipëri për shkak të lidhjeve politike në të cilën kishte bërë një investigim ku aktiviteti i trafikut të drogës bëhej lehtësisht në Vlorë. Ky investigim i publikuar prej tij nxirrte që në çdo fshat  gjendej lehtësisht pavarësisht që ishte shkarkuar ish ministri tjetër i brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe dilte nga një ministër i padënuar ende atë herë tek një ministër tjetër akoma më i rrezikshëm," tha Saliajni. 

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë