POLITIKE

Shkullaku: Ftesa në Uashington nuk i ndryshon sfidat e Ramës dhe hetimet brenda qeverisë së tij

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 21:47
Shkullaku: Ftesa në Uashington nuk i ndryshon sfidat e Ramës dhe

Gazetari Armand Shkullaku komentoi në ‘Çim Peka LIVE’ sfidat që po përballet Edi Rama, duke përfshirë situatën në kabinetin e qeverisë, raportet me ish-zyrtarët dhe denoncimet për korrupsion. Ai tha se Rama përballet me një realitet kompleks politik dhe institucional, i cili ndikon në pozicionin e tij ndërkombëtar.

Në intervistën e tij, Shkullaku komentoi edhe pamjen e Ramës së bashku me Dash Sulën gjatë një diskutimi për vizionin e qeverisë së tij, duke e përshkruar si simbolike të hallit dhe situatës që po përballet ai.

Shkullaku solli në vëmendje situatën e ish-zyrtarëve dhe ministrave të qeverisë, disa prej të cilëve janë arrestuar ose kanë akuza të rënda për korrupsion dhe krim të organizuar. Ai shtoi se kjo e bën më të vështirë për Ramën të menaxhojë pushtetin dhe kuadrot brenda PS-së, duke përfshirë zv/kryeministrëb dhe figura të tjera të larta të qeverisë që janë nën hetim.

‘Ajo fytyra e Ramës atje, ndërkohë që Dash Sula flet për vizionin, është emblematike. Domethënë, se di unë s'e kisha menduar kurrë ndonjëherë që do katandisej Edi Rama në këtë pikë. Mirë këta që mbledh mbetjet e opozitës e të tjerë e të tjerë, por t'i rri në krah dhe Dashit, kur Dashi flet për vizionin, për garën për t'u bërë pjesë e vizionit të Edi Ramës.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo domethënë, sigurisht që, kur flasim për Edi Ramën pra, artistin,  shumëdimensional, intelektualin, njeriun me shije siç thotë Batoni, njeriun me një estetikë të jashtëzakonshme.

Njeriu që mahnit botën, që ndjell turistët e huaj të vijnë në Shqipëri. Domethënë kur e shikon me atë fotografinë ashtu në krah. Ti e kupton se çfarë halli ka Edi Rama i shkretë.  

Me të vetët mund të dalin se ata nuk i doli ai se ishin të ndershëm apo ishin kriminelë. Ata i dolën se ata kishin një funksion, merrnin vota. Po të përfundosh ke kuadrot e lëna të Partisë Demokratike dhe të shkosh dhe t'i promovosh se njeriu i vënë nga halli, mo se s'ka çfarë bën, se ata të vetët nuk i firmosin më. Gjysmat i ka në burg.

Unë doja të thoja që, po të mbanin mend edhe fundin e mandatit të dytë të Sali Berishës, pra në 2012-2013, kur flitet dhe për një izolim të Berishës e të tjerë e të tjerë, mbani mend që qeveria 2005-2008, çfarë kualiteti.

Në rastin e Ramës ka dhe faktor tjetër, janë burgjet plot. Tashi Rama çfarëdo që të bëjë, kudo që të shkojë, ai ka një CV nga mbrapa. Pra ka numrin dy të qeverisë që e ka marrë të pandehur për akuza shumë të rënda. E ka kërkesë për arrestimin atje.

Ka një zv/kryeministër tjetër që është në arrati, i cili, deri tani ka bërë gjithë denoncimet, pra është brenda llojit. Ka një varg me ministra, kryetarë bashkish e të tjerë e të tjerë që i ka po prapë të dënuar për korrupsion. Madje ka raste dhe për krim të organizuar. Kështu që shkon apo nuk shkon në Uashington për mua, do të vlejë vetëm për këtë debatin tonë të vogël.

Rama nuk shkoi as në Davos. Pamë që nuk ishte ky i vetmi lider. Të njëjtën letër mot-a-mot e kishin marrë nga Lukashenko deri dhe te Vjosa Osmani, pra që ishte dhe një vend ballkanik që u përfaqësua madje dhe në Davos, në aktin, në fotografinë, ajo është fotografia zyrtare e themelimit. Ky ka thënë që do shkoj në Uashington. Deri tani ka marrë një ftesë.

Atë ftesë që ka marrë Rama e kanë marrë po prapë të gjithë. Pra nuk është një gjë e veçantë, as siç thotë ai që mua më ka nisur Presidenti Trump një ftesë. Presidenti Trump ka nisur një ftesë për të gjithë vendet që deri tani kanë pranuar të jenë pjesë e bordit të paqes’, tha ndër të tjera, Shkullaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?