POLITIKE

Shkullaku: Po u hapën letrat e Ballukut, del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 23:16
Shkullaku: Po u hapën letrat e Ballukut, del i gjithë establishmenti i

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka analizuar dosjen e hetimit të SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Sipas Shkullakut, hetimet që po zhvillohen ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me ndërhyrjen në shkeljen e barazisë në tendera, me pasoja që, sipas tij, shkojnë deri te blerja e votave dhe manipulimi i proceseve zgjedhore.

Gjatë bisedës në studio, Shkullaku deklaroi se paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara për Partinë Socialiste në zona ku tradicionalisht nuk kishte mbështetje të madhe. Ai theksoi se, nëse hapen të gjitha letrat e Ballukut, ‘del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen’.

Sipas tij, Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, pikërisht sepse dyshohet se ka ndërhyrë për të manipuluar tendera dhe për të trajtuar qindra milionë euro fonde publike ‘si t’i kishte pasur të gjyshit të ndjerë’. Shkullaku shtoi se këto veprime nuk mund të ishin kryer pa porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, duke nënvizuar se mekanizmi i korrupsionit shërbente për të financuar blerjen e votave.

‘Belinda Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, e cila ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në shkeljen e barazisë në tendera. Çfarë do të thotë kjo? E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që Belinda Balluku me porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, se s'mund ta bëjë ndryshe, ka marrë qindra milionë euro fonde publike dhe i ka trajtuar ato si t'i ketë pasur të gjyshit të ndjerë.

Dhe si pasojë, kjo është ajo që unë e thosha vazhdimisht si një nga kritikat e mia ndaj SPAK-ut. Dhe çfarë ndodh? Këta bëjnë korrupsion, pra vjedhin, që këto para, siç ishte PS-ja me radhë, t'i fusin për të vjedhur votat. Dhe çfarë bëjmë ne? Belinda trukon tenderat, del zgjedhjet lokale Dibra 7-0. Qarku. Pra merr të gjitha bashkitë e Veriut.

Po si ka mundësi? Po ka mundësi. Me aq lekë dhe me ata njerëz që ja ka futur, shkon në Fier. Befason dhe Edi Ramën, merr 12 mandate. Po si i ka marrë këto? Dhe është fare e qartë, po të shikojmë vlerën e tenderave, qoftë te tuneli, po marr dy të fundit? Qoftë dhe tre, katër segmentet e fundit të unazës së re që në total na duken kështu janë 450 milionë euro, që janë tenderuar sipas qejfit të këtyre.

Dhe ne kemi parë dhe cilësinë e rrugëve, po s'po hyjmë fare. Pra, kjo është arsyeja pse Edi Rama këtë radhë nuk e ka aq të lehtë që të thotë që shiko, e mbani mend fjalimin e atij që thoshte, shiko tha, ka disa njerëz tha që janë bashkangjitur rrugës tonë tha, po që nuk arrijnë dot t'i bëjnë ballë tundimit njerëzor, janë njerëz të dobët. Tundohen nga paraja, nga...

Nga ata rrugës, devijojnë them. Mbledhin dardha dhe kumbulla mbas shpinës së socialistëve, ata keqpërdorin besimin e socialistëve, këta nuk do gjejnë kurrë strehë dhe mbrojtje brenda Partisë Socialiste. Këtë radhë nuk e thotë dot më. Se është ky vetë që e ka bërë këtë gjë. Elementi tjetër mendoj unë është po prapë që nëse deri dje të gjithë ata që unë përmenda, me përjashtim të Velisë, kanë qenë ish-zyrtarë, pra kanë dorëzuar përpara mandatin e deputetit, pastaj kanë shkuar atje, kanë dhënë dorëheqje nga ministra ose i ka shkarkuar Rama dhe pastaj kanë shkuar në SPAK. Këtë radhë Belinda Balluku ka qenë në detyrë dhe është akoma në detyrë. Kjo është arsyeja mendoj unë që Edi Rama nuk e lëshon.

Sigurisht, këtu ka dy, dy elementë mendoj unë. I pari mund të jetë një lloj frike dhe pasigurie që mund të ketë Rama këtë radhë që, ore si ka mundësi që s'po e kontrolloj dot procesin, nëse nuk e kontrollon dhe unë deri tani nuk kam shenja të them që e kontrollon.

Dhe problemi i dytë është që po u hapën letrat e Belinda Ballukut, unë ju garantoj që aty brenda do dalin të gjithë. Do dalin të gjithë, çfarë njohim ne, pra gjithë ajo që ne e quajmë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë organizatën e Rilindjes.

Pra që nga korrupsioni, që nga krimi e të tjerë e të tjerë, do dalin të gjitha sepse ne e dimë, ajo që kemi thënë disa herë kush ka qenë, që dimë kush i cakton tenderat, i dimë kush i ndan paratë në Shqipëri, i dimë kush i merr, e dimë ku i çon lekët mbasi merr tenderin.

Si e ka bërë ky këtë, si e ka ndërtuar ky këtë, si e ka marrë ky këtë, si i bën votat, pra kemi një makineri që për herë të parë, unë që unë e quaj makineria e krimit dhe e korrupsionit, pra është si kupola mafioze që ka një strukturë ku në kokë të padrino dhe poshtë janë rrathët deri te ushtarët më të thjeshtë. Ky mekanizëm deri më sot nuk ishte goditur’, tha ndër të tjera gazetari Shkullaku. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?