POLITIKE

Shoqërimi i kandidatit të PD/ Bardhi-policisë: Pas 11 majit nuk do ketë as Edi Rama as Belinda Balluku që t’ju dalë për zot

I.A Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 21:27

Shoqërimi i kandidatit të PD/ Bardhi-policisë: Pas 11 majit nuk

FIER- Drejtuesit politik i PD për Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat, në lidhje me rrëmbimin kriminal me urdhër politik të kandidatit të PD-së në këtë qark, nga Policia e Shtetit.

Bardhi paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Fierit që të heqin dorë nga metodat kriminale të ngjashme me sigurimin e shtetit në diktarurë, pasi pas 11 majit, nuk do të ketë as Edi Rama as Belinda Balluku që t’ju dalë për zot.

‘Qëllimi i tyre nuk është të intimidojnë një javë para zgjdhjeve mua apo kandidatëve për deputetë, por mes dhunës së ushtruar ndaj kandidatëve për deputetë, ka vetëm një qëllim të intimidojë dhe frikësojë qytetarët e Qarkut Fier, që të votojnë të lirë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre në mënyrë demokratike pas një jave në 11 maj’, u shpreh Bardhi.

Bardhi: Kandidati Semanjaku është ndalur fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuar në krye të Bashkisë Fier, Armando Subashi, që të ushtrojë veprimtarinë e tij elektorale nëpërmjet stendave që janë forma më demokratike në të gjithë botën e komunikimit me qytetarët.

Më pas përmes një urdhri të paligjshëm dhe një ndërhyrje të paligjshme nga Policia e Shtetit është urdhëruar shoqërimi me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Fierit, të kandidatit për deputet të partisë më të madhe të opozitës, duke synuar intimidimin e tij dhe pengimin për të ushtruar të drejtën e tij për të bërë fushatë sipas formave që i zgjedh secili kandidat.

Ky akt përbën një tejkalim të pashembullt mes shtetit dhe partisë. Ka vetëm një qëllim, të intimidojë kandidatët e opozitës në javën e fundit dhe vendimtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Asnjë nga kandidatët e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Qarkun e Fierit, as intimidohet as nuk impresionohet nga shkelja brutale e ligjit nga ana e punonjësve të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

Qëllimi i tyre nuk është të intimidojnë një javë para zgjdhjeve mua apo kandidatëve për deputetë, por mes dhunës së ushtruar ndaj kandidatëve për deputetë, ka vetëm një qëllim të intimidojë dhe frikësojë qytetarët e Qarkut Fier, që të votojnë të lirë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre në mënyrë demokratike pas një jave në 11 maj.

Sot dua t’i jap një paralajmërim të prerë drejtuesve të Policisë në Qarkun Fier, në mënyrë të përsëritur keni provokuar kandidatët për deputetë të opozitës në Qarkun e Fierit. Në mënyrë të përsëritur, ne kemi të dhëna që i kemi depozituar, që jeni të përfshirë në fushatë për llogari të një kriminele dhe të korruptuare dhe kriminele si Belinda Balluku dhe ky është momenti që duhet të ndërprisni çdo veprimtari të paligjshme ndaj opozitës, qytetarë dhe mbështetësve të PD dhe të zbatoni me përpikmëri vetëm detyrën tuaj dhe ligjin. Hiqni dorë nga metodat dhe format e ngjashme me sigurimin e shtetit. Hiqni dorë nga përdorimi politik për të frikësuar opozitën dhe qytetarët opoziarë, hiqni dorë nga veprimet kriminale.

Pas 11 majit nuk do të ketë as Edi Rama as Belinda Balluku që t’ju dalë për zot. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë