POLITIKE

“Shqipëria në udhëkryq mes Evropës dhe korrupsionit”/ Tabaku: Kuvendi u përdor për të mbrojtur sistemin, noter i abuzimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 13:01

“Shqipëria në udhëkryq mes Evropës dhe

“Një sallë e përdorur për të ngritur një sistem të pandershëm sot votoi të mbrojë korrupsionin dhe sistemin! Shqipëria në udhëkryq mes Europës dhe korrupsionit!”.

Kështu u shpreh sot (12 mars), deputetja demokrate Jorida Tabaku, pak pasi Kuvendi me 82 votat e mazhorancës, rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur nga drejtësia.

Deputetja e PD, reagoi me një video-postim nga salla plenare menjëherë pas votimit, duke akuzuar mazhorancën se Kuvendi është përdorur prej vitesh për të mbrojtur interesa të ngushta dhe për të ngritur një sistem të padrejtë në dëm të qytetarëve.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Tabaku u shpreh se “për 14 vite me radhë Parlamenti është kthyer në një “noteri” të vendimeve që kanë favorizuar interesa të veçanta ekonomike, përmes ligjeve dhe vendimeve që kanë dhënë favore fiskale, koncesione, porte dhe aeroporte”.

Sipas saj, “ky sistem ka dëmtuar ekonominë shqiptare dhe ka shtuar fenomenin e emigrimit, pasi të rinjtë nuk shohin më meritokraci dhe mundësi në vend”.

“Për 14 vite me radhë kjo sallë është përdorur si një noter për të mbrojtur interesa të veçanta biznesi. Janë ngritur kartonat për të dhënë favore fiskale, për të ndarë koncesione, porte e aeroporte, duke ngritur një sistem të padrejtë që sot është në kurriz të qytetarëve shqiptarë,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se votimi i fundit tregoi edhe njëherë, sipas saj, se mazhoranca përdor kartonat për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i dhënë mburojë politike abuzimeve me pushtetin.

“Ndërkohë që sot kartonat u ngritën për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i dhënë mburojë politike korrupsionit. Kjo e çon situatën në një nivel tjetër dhe tregon se sistemi po mbron vetveten,” deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku paralajmëroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj demokratike dhe europiane, duke theksuar se vendi është në një udhëkryq ku po testohet funksionimi i demokracisë dhe balanca e pushteteve.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq ku po testohet demokracia dhe kontrolli i balancës së pushteteve. Është një moment ku duhet të ndryshojmë dhe të luftojmë këtë sistem që po i merr frymën ekonomisë dhe po mbyt demokracinë e brishtë shqiptare”, përfundoi Tabaku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë