Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas situatës së rënduar në juglindje të vendit, duke e cilësuar izolimin e zonës si pasojë direkte e një politike infrastrukturore të dështuar dhe të kapur nga korrupsioni.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se nga viti 2013 deri më sot, Shqipëria ka shpenzuar rreth 3.8 miliardë euro për infrastrukturën rrugore dhe koncesionet, një kosto që – sipas saj – është marrë nga buxheti i shtetit dhe nga xhepat e qytetarëve.
“3.8 miliardë euro është kosto e infrastrukturës dhe rrugëve nga 2013 deri më sot. Një kosto që ka dalë nga buxheti i shtetit, nga xhepat e qytetarëve”, u shpreh ajo.
Tabaku theksoi se vetëm prej vitit 2022, fondi vjetor për rrugët është dyfishuar, nga 200 milionë euro në 400 milionë euro në vit. Megjithatë, sipas saj, rezultatet janë dramatikisht zhgënjyese.
“Cili është rezultati? Sot kemi rrugë të florinjta që po shkërmoqen”, deklaroi ajo, duke shtuar se me kosto mesatare të Bashkimit Europian do të ishte ndërtuar një autostradë 300 kilometra nga veriu në jug, që do t’i shërbente realisht ekonomisë kombëtare.
Deputetja e PD e cilësoi strategjinë aktuale për infrastrukturën si “kosto e korrupsionit”, e përqendruar në pak duar dhe me efekt shkatërrues për ekonominë. Sipas saj, sot vendi përballet me pasoja konkrete: gjysma e territorit e bllokuar, fermerë që hedhin prodhimet dhe biznese që pësojnë humbje të rënda.
“Kush mban përgjegjësinë që sot gjysma e vendit është e bllokuar? Kush mban përgjegjësinë për fermerët që po hedhin produktet? Jemi në situatë lufte pa qenë në luftë”, u shpreh Tabaku.
Ajo theksoi se përtej impaktit në buxhet, infrastruktura e dështuar ka një efekt të drejtpërdrejtë ekonomik tek qytetarët dhe bizneset, duke e cilësuar dëmin si të parikuperueshëm.
Në përfundim, Tabaku ngriti një pyetje politike mbi modelin e zhvillimit të ndjekur: nëse prioritet është interesi i qytetarëve apo interesi i pushtetit dhe i “pak duarve që kanë kapur ekonominë”.
“Sot infrastruktura është shembulli më i mirë që Shqipëria është përqendruar në pak duar dhe fatkeqësisht sheh vetëm interesin e pakicës”, përfundoi ajo.
Reagimi i Tabakut vjen në një moment kur problematika e investimeve publike, kostove të larta dhe standardeve të punimeve është kthyer në debat qendror politik, veçanërisht në zonat që po përballen me pasoja direkte ekonomike nga bllokimi i akseve rrugore.
Gjatë fjalë së tij për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste se po mbron Belinda Ballukun përball&e...
Kreu u PD, Sali Berisha, ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane, ku pjesëmarrës...
Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do të mbahet më ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvillon ditën e enjte (nesër) një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e ...
Një delegacioni i Partive Popullore Evropiane ka mbërritur këtë mëngjes në selinë e Partisë Demokratike. Pritet q&eum...
Çfarë e lidh Melonin, policin Carmelo Cinturrino dhe Ramën? Një ngjarje ku një polic vret një qytetar, por efektivi...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë mesazhin e presidentit amerikan, Donald Trump teksa mbajti fjalimin e tij në Kongres. “Epoka ...
Në pritje të një vendimmarrje politike nga Partia Socialiste për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut, ekspertët e ligji...
Dorian Teliti, ekspert dhe koordinator i programit të Partisë Demokratike ka komentuar debatet mbi amnistinë fiskale dhe konceptin e paqes fiskal...
Nga Michael Rubin – Washington Examiner Shumë progresistë dhe ndërkombëtarë në të dy anët e Oqeanit Atlantik mb&e...