Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, mbajti fjalën e saj në protestën kombëtare të PD-së që po zhvillohet në këto momente në shesh.
Në fjalimin e saj, 22-vjeçarja u shpreh se qeveria ka dështuar ndaj rinisë, arsimit dhe familjeve shqiptare, duke theksuar se të rinjtë po përballen me mungesë meritokracie, vështirësi ekonomike dhe emigrim masiv.
Desada Xhetani: Mirëmbrëma Shqipëri! Mirëmbrëma komb që ke mbijetuar pushtime, diktatura dhe sot po rrezikon të mbytesh nga një pushtet që nuk të meriton. Mirëmbrëma popull që ke duruar më shumë se ç'duhet dhe ke heshtur më gjatë se ç'lejohet. I nderuar lider i opozitës shqiptare, profesor doktor Sali Berisha.
Të dashur të rinj e të reja, studentë, gjimnazistë, arsimtarë, njerëz të thjeshtë, profesionistë, prindër, pensionistë që sot keni mbushur sheshin plot. Unë jam Desada Xhetani, një 22 vjeçare plot ëndrra e shpresë. Një studente ekselente që erdha sot këtu pas provimit. Jo sepse më pëlqen rrëmuja e shesheve, por sepse ky vend e ka bërë të pamundur luksin e qetësisë. Sepse sot në Shqipëri, kush studion pa protestuar, thjesht po përgatit valixhen të largohet.
Sepse në Shqipërinë e sotme, studenti nuk ka luksin të jetojë vetëm me libra. Ai duhet të mendojë për qiranë, për ushqimin, për punën e dytë, për prindërit që nuk ja dalin dot. Unë përfaqësoj një brez që është rritur mes varfërisë, mes emigrimit dhe gënjeshtrave politike. Një brez që e ka parë Shqipërinë të zbrazet shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, familje më familje. Dhe sot e them pa hezitim, kjo qeveri ka dështuar, ka dështuar ndaj rinisë, ka dështuar ndaj arsimit, ka dështuar ndaj prindërve tanë, ka dështuar ndaj pensionistëve. Dhe mbi të gjitha, ka dështuar ndaj Shqipërisë tonë.
Na kanë thënë të kemi durim. 13 vjet durim, 13 vjet pritje, 13 vjet justifikime. Durimi i zgjatur përballë padrejtësisë nuk është më virtyt, është dorëzim. Po s'dorëzohen shqiptarët e ndershëm, kurrë nuk dorëzohen. Sot, një student shqiptar kur shkon të kërkojë punë, nuk pyetet çfarë di, por kë njeh. Nuk pyetet çfarë vlen, por pyetet a je patronazhist. Nuk gjejmë askund meritokraci, por gjithkund mediokritet. Unë studioj për arsim dhe po, e di, kjo qeveri e përbuz arsimin, sepse arsimi prodhon mendim kritik dhe pushtetet e dobëta kanë frikë nga mendimi kritik.
Analfabetizmi politik është aleati i tyre më i madh. Kjo qeveri nuk kursen askënd të dashurit e mi. As fëmijët, as të rinjtë, as prindërit, as gjyshërit, as vendin, as kombin tonë. Prindër shqiptarë, ju që punoni dy ose tre punë për të mbajtur fëmijët në shkollë, a është kjo Shqipëria që ëndërruat? Sa net pa gjumë keni kaluar duke llogaritur si ta mbyllni muajin? Po ju pensionistë, që keni ndërtuar këtë vend me djersë, a është kjo pleqëria me dinjitet që ju premtuan?
A është kjo Shqipëria për të cilët punuat gjithë jetën? Arsimtarë, si mund të kërkohet cilësi kur ju trajtoheni si shpenzim dhe jo si themel i kombit? Arsimtarë, ju e dini çfarë paradoksi është të formosh breza, ndërsa vetë ju trajtojnë si të tepërt. Po ne të rinjtë? Pse ëndrra jonë ka gjithmonë adresë emigrimin? Pse na mëson të studiojmë, por jo të qëndrojmë?
Nga sheshi para kryeministrisë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, thotë se kryeministri Edi Rama po sakrifikon Shqipë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt ambienteve të Kryeministris...
Pankarta të shumta janë shpalosur para gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku këtë të martë është bashkuar në protestën e opozitës para Kryeministrisë...
GJKKO ka dënuar me 31 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Loci. Ata akuzuhen për trafik të lëndëve narkotike e pjes&eum...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke ndarë mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve q&eum...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga, i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në ...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në lidhje me protestën e opozitës që mbahet sot në or&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar skenarin e protestës së sotme të opozitës. Në një dalje për m...
Hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ka nisur rreth një vit më parë, ...