
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në selinë blu me eurodeputetin gjerman Michael Gahler, koordinator i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Në fokus ishin shqetësimet e opozitës për qeverisjen aktuale, aferat e korrupsionit dhe sigurinë kibernetike të vendit.
E pranishme në takime, deputetja Jorida Tabaku, theksoi se misioni i eurodeputetëve në Shqipëri tregon rritjen e mbikëqyrjes nga Parlamenti Europian.
Ajo nënvizoi se raporti dhe rezoluta e ardhshme për Shqipërinë do të vendosin theksin te lufta kundër korrupsionit, standardet zgjedhore dhe siguria kombëtare, duke theksuar se integrimi nuk është “çek i bardhë” për qeverinë.
Tabaku theksoi se shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve lidhen me klimën politike, luftën kundër korrupsionit-duke kujtuar rënien e Shqipërisë në Transparency International-si dhe sigurinë kombëtare pas skandalit të AKSHI.
Sipas Tabakut, për ndërkombëtarët reformat zgjedhore duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos ndryshohen “në mes të lojës”, ndërsa çështjet e sigurisë mbeten jetike për angazhimet e Shqipërisë në NATO.
Tabaku:
"Ka qenë një ditë e gjatë në fakt, por pozitive. Pozitive për faktin se një mision i komisionit të jashtëm, mbas një kërkese që ishte bërë që në korrik të vitit të shkuar, erdhi në Shqipëri për të parë situatën nga afër. Ne ishim me fat se të dy përfaqësuesit, si zoti McAllister dhe zoti Gahler, janë njohës të vjetër të rajonit, e njohin Shqipërinë. Zoti Gahler ka drejtuar njëkohësisht dhe misionin e vëzhguesve në përzgjedhje të parlamentit Europian në Shqipëri për 11 Majin, dhe është e thjeshtë të flasësh me njerëz të cilët e kanë informacionin në mënyrë të vazhdueshme dhe e dinë se çfarë ndodh. Është e vështirë kur ti flet, kur ke përfaqësues të cilët ndryshohen dhe nuk kanë interes për vendin. Po, ai grup i cili erdhi me nëntë eurodeputetë në Shqipëri, që tregon edhe angazhimin e Parlamentit Europian, po edhe atë që ne kemi thënë në vite që procesi i integrimit nuk është një visto dhe një letër e bardhë për të bërë çdo lloj gjëje dhe për të kaluar lumin.
Po do të ketë më shumë kontroll, do të ketë më shumë mbikëqyrje dhe ky ishte dhe rasti. Javës tjetër prezantohet në Parlamentin Europian raporti për Shqipërinë. Mbas raportit do të vijë një rezolutë. Pra është një proces i gjatë. Në fakt, këto marrëdhënie ndërkombëtare këtë kanë që produktin ti nuk e sheh dot menjëherë, por e rëndësishme është që Shqipëria është në qendër të vëmendjes, jo për arsyet që unë do kisha dashur.
Unë si shqiptare, ti si shqiptar, besoj kushdo si, si shqiptar do që vendi jonë të përmendet për mirë, por në këtë rast nuk ishte për mirë. Do të donim gjithashtu që e keqja të përmendej me emër. Ashtu do donim, të gjithë ashtu do donim. Është më mirë kur ti i di ku kush janë problemet për t'i zgjidhur ato, se është shumë e vështirë që të flasësh në teori e të bësh teori. Po në këtë rast unë besoj që edhe deklarata e zotit McAllister ishte shumë e qartë. Ishin tre fusha kryesore.
As unë, askush nuk merret me emra. Ne, për ne nuk ka rëndësi emrat, se ka ikur i pari, ka ikur e dyta, do vijë i treti, do ikin të gjithë me radhë, nuk ka asnjë diskutim kjo çështje që sot në, në qeveri ke vetëm kryeministrin që është që nga 2013-ta dhe të gjithë të tjerët i ke qeveri të pandehurve sot. Domethënë ky është ky është fakt.
Pra është, është fakt i njohur botërisht që sot ke një qeveri të të pandehurve dhe këtu nuk po flasim për emra, po këtu po flasim për një standard dhe unë besoj që ishte e qartë deklarata e zotit McAllister në këtë drejtim. Elementi i dytë lidhej me luftën ndaj korrupsionit, se Shqipëria ka rënë 11 vende në Transparency International. Me tre pikë është, është perceptimi më i keq për korrupsionin në të gjithë rajonin. Dhe pika e tretë lidhej me çështjen e sigurisë.
Shiko Flavio, Shqipëria ka pasur shumë probleme. Kemi bërë debat, jemi zënë me njëri-tjetrin në parlament, por NATO ka qenë e shenjtë. Kontributi jonë në NATO dhe çështjet e sigurisë kanë qenë të shenjta. Ajo që ndodhi me AKSHI-n, cënoi sigurinë kombëtare. Skandali i AKSHI-t ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe kjo ishte elementi i tretë që u përmend në konferencën për shtyp që ka ngritur alarmin dhe ka ngritur shqetësimin. Tani ti ke parasysh, një grup individësh që sot janë zyrtarisht një grup i strukturuar kriminal, jo se duam ne, por sepse kështu është akuza, kanë pasur mundësi, kanë pasur në dorë dosje të të tatimeve, dosje të gjyqësore, kanë pasur në dorë emërimin e gjykatësve në një çështje ose në një tjetër, kanë pasur në dorë të dhënat e TIMS-it, të dhënat personale të shqiptarëve. Tani kjo është një çështje përtej politikës së brendshme.
Kjo nuk është një tender i radhës. Kjo është një çështje sigurie kombëtare së pari dhe së dyti interesi kombëtar dhe së dyti është dhe një çështje e procesit të integrimit. Ti tash ti miraton një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bën përralla me një ligj dhe thua që unë kam standartin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale kur ndërkohë ti ja ke lënë të gjithë sistemet në dorë këtij grupi? Kjo është shumë e rëndë dhe kjo ishte dhe pika e tretë e deklaratës së zotit McAllister që unë besoj i preku problemet ashtu siç thua ti, aty ku, ku janë, me emër.
Ka qenë një kërkesë e kahershme që reformat të cilat prekin zgjedhjet të jenë të gjithë pranuara, të jenë me gjithë përfshirje. Ky rregull në fakt nuk është prishur kurrë në 34 vite nga askush që ka qenë në pushtet, përveç Edi Ramës. Ky rregull u prish në 2020-ën. Nuk kishim parë me të vërtetë asgjë akoma. U prish në 2020-ën nga qeveria socialiste se ti nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës në mes të lojës.
Ti nuk mundet që të marrësh më shumë fuqi për veten duke prishur garën. Dhe garën elektorale e ka prishur mazhoranca socialiste. Për këtë arsye kërkesa e vazhdueshme për reformat, qoftë ajo zgjedhore, qoftë ajo territoriale, gjithëpërfshirëse, nuk është një dëshirë e një eurodeputeti, pavarësisht se ai sot është numri dy i Parlamentit Europian dhe është kryetar i Komisionit të Jashtëm, por është një kërkesë e procesit të integrimit. Besoj që ti e dëgjove dhe ne patëm edhe gjatë debatit dhe diskutimeve tona, ti e dëgjove që përsëriste herë pas here faktin që \klima politike, klima politike'. Edhe diskutimet tona që ne patëm ishin së pari për të përdorur institucionet dhe së dyti për hapësirën e opozitës ne këto institucione."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Shkurt22:53
Çfarë ka brenda dosjes së AKSHI-t? Gazetari: Pas akuzave, Gerond Mece po qeraset me tendera
AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, pas hetimit të nisur nga Prokuroria e P...
POLITIKE
18 Shkurt22:38
“2800 tonë mbetje toksike në periferi të Durrësit”/ Igli Cara ngre alarmin: ‘Bombë’ ekologjike, jeta e çdo shqiptari në rrezik
Deputeti i PD, Igli Cara nëpërmjet një video në Facebook ka denoncuar situatën problematike të mbetjeve në periferi të D...
POLITIKE
18 Shkurt22:12
Shqipëria dhe Kosova pjesë e ‘forcës së sigurisë’ për Gazën?
Zgjerimi i forcës ndërkombëtare të stabilizimit për Gazën po merr formë, ndërsa në listën e vendeve pjesë...
POLITIKE
18 Shkurt22:01
A ka ndonjë budalla që beson se Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin?
Nga Klodian Tomorri
Ky nen që nuk lejon gjykatat të pezullojnë udhëheqjen është perlë. Faktikisht, ai nen bëhet vet&eum...
POLITIKE
18 Shkurt21:53
Meta uron besimtarët: Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, kohë reflektimi për çdo familje shqiptare
Në rrjetet e tij sociale, Ilir Meta uroi fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, duke përcjellë një mesazh besimi, reflektimi dh...
POLITIKE
18 Shkurt21:41
Berisha: Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur! Protesto më 20 shkurt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të opozitës,...
POLITIKE
18 Shkurt19:43
Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në Protestën Kombëtare: Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë!
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që ti bashkohen protestës...
POLITIKE
18 Shkurt19:08
Berisha akuzat të forta: 3 drejtorë të Bashkisë Tiranës kanë vjedhur më shumë se e gjithë Byroja e Enver Hoxhës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Sukth ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke ...
POLITIKE
18 Shkurt19:00
Denoncoi se bandat u angazhuan në zgjedhjet e 11 majit, PS i vë përballë Galherit, Sara Milen
Eurodeputeti Michael Gahler në Parlamentin Evropian në 4 qershor 2025, teksa foli për zgjedhjet e 11 Majit, evidentoi se grupet e strukturu...
POLITIKE
18 Shkurt18:46
"Shqiptarët të zhytur në varfëri", Berisha: Balluku u kap në flagrancë me 50 mln euro në tunelin e Llogarasë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Sukth, në kuadër të “Foltores”, ...