POLITIKE

‘Të dënojnë për 1 dozë hashashi”/ Teliti: Drejtësia e re amniston vjedhjet me miliona euro të tenderave

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 18:55
‘Të dënojnë për 1 dozë hashashi”/ Teliti:

Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashki, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të drejtësisë, duke i cilësuar ato si një goditje të rëndë për besimin publik dhe një ditë të trishtë për drejtësinë e re.

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV me Sonila Meçon, Teliti denoncoi faktin se zyrtarë të kapur në përgjime duke dhënë urdhra për tendera dhe abuzime me miliona euro, janë ndjekur në gjendje të lirë dhe janë dënuar përfundimisht me shërbim prove, duke krijuar sipas tij një standard të rrezikshëm pandëshkueshmërie.

Dorian Teliti: Kjo është... është e trishtueshme me thënë të drejtën. Të shohësh se si persona të cilët në komunikimet e tyre, të cilat janë zbardhur, thonin, "nxito", "me vrap më sill shkresën ta firmos", "shpalle tenderin", "hiqe këtij, vere atij". Abuzuan me dhjetra e me qindra e miliona lekë, miliarda lekë, miliona euro, se abuzime në fund fare ata.

Dhe çfarë u ka ndodhur? E kanë ndjekur në gjendje të lirë të gjithë këtë proces gjyqësor, dhe në fund fare dënohen me me një vit shërbim prove. Që për çdo shqiptar që nuk e di se çfarë është shërbimi i provës, është thjesht gjatë këtij viti thonë, tregohesh që je qytetar normal, mos bëj gabime. Mos bëj tjetër gabim për të cilët je dënuar.

Unë, unë, unë jam zyrtar publik dhe them, këtë sot do ia jap Klodit, të nesërmen do ia jap Bledit, pasnesër them do ia jap Sonilës. Shpejt i them stafit, urgjent procedurat e këtë e atë. Në fund fare çfarë dënohesh ti? Hiç gjë. Me asgjë. Pra sot është një ditë e trishtë për drejtësinë e re, me thënë të drejtën, kjo drejtësi e cila është anatemuar shpeshherë me të drejtë të Zotit. Është një ditë e trishtë sepse, e përsëris dhe njëherë, ata që... kishin qëllimin kryesor të drejtësisë, pra të vendosësh përgjegjësit e gabimeve, të vjedhjeve, të abuzimeve, përpara drejtësisë, që të ndëshkosh ata. Sot kanë marrë një mesazh që vidh sa të duash ti. Sepse nuk prekesh.

Edhe në format, edhe në format simbolik, unë do ta them shumë thjesht. Nuk është hashash, po është rigon ky sot. Po mendohet sikur ky të jetë hashash. Pra, në qoftë se ne na kapin të katërt me këtë, në posedimin tonë, ne dënohemi nga pesë vite ne të katërt. Ama në qoftë se këtë arkën këtu e mbush me miliona euro, me një çikë marifete të ligjit siç ndodhi dhe sot, ti me siguri do bësh shërbim prove. Kjo është drejtësia.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?