POLITIKE

"Tirana, kryeqyteti i fundit në Europë për cilësinë e jetës", Jamarbër Malltezi: Qyteti më i ndotur dhe më i shtrenjtë për metrin katror të pallateve

I.A Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 15:55
"Tirana, kryeqyteti i fundit në Europë për
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tirana renditet e fundit në Europë në Indeksin e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Numbeo. Gjatë një deklaratë për mediat, Malltezi ka theksuar se Tirana është qyteti më i ndotur për shkak të ndërtimeve pa kriter si dhe qyteti më i shtrenjtë për metrin katror të pallateve. Për këtë shkallëzim që i ka bërë Numbeo Tiranës, Malltezi ka akuzuar të parin e mbi të gjithë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

"Tirana renditet e fundit në Europë në Indeksin e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Numbeo. Tirana e Erion Propagandës lë pas vetëm një kryeqytet provincial rus të quajtur Novosibirsk. Kryeqyteti penalizohet sidomos nga ndotja, e cila konsiderohet si shumë e lartë. Edi Rama vjedh qindra milionë euro për plehrat por pastaj i fut zjarrin, nuk ka asnjë incinerator dhe shërbyesit e qeverisë mahniten me vjedhjen intelektuale! Nëse cilësia e jetës është e ulët, të larta janë çmimet e pronave. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta në raportin çmim/të ardhura. Sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë dhe Berlin. Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ dhe Tirana është gjithashtu e fundit në Europë.

Në Tiranë shpenzohet më shumë kohë në trafik. Ajo që e hedh tuç propagandën e Veliajt dhe Ramës për turizmin, pyjet orbitale, rilindjen urbane e përralla të tjera, është se Tirana renditet shumë më poshtë kryeqyteteve të rajonit për cilësinë e jetës. A vlen parulla ‘o sa mirë me qenë shqiptar?’ Në 33 vite Edi Rama ka qenë 25 vjet në pushtet si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër. Erion Veliaj ka 11 vjet në pushtet si ministër dhe kryetar bashkie. Çfarë kanë bërë? Metronë? Tramvajin? Sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha? Pastrimin e ajrit dhe të mjedisit? Asnjë prej këtyre! Kanë bërë dy çezma me paratë e Kuvajtit, të cilat tashmë janë prishur. As një banjo publike nuk ka në qytet!

Mbi 100 milion dollarë ishte ndihma japoneze për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të Tiranës. Impianti po ndryshket, por nuk ka filluar punë se nuk kishin çfarë vidhnin, ndaj ujërat e zeza përfundojnë në det. Kanë kafshuar çdo lulishte dhe kanë ngritur qiellgërvishtës për interesat e tyre korruptive. Këto janë faktet, jo atë që thonë ERTV-të dhe LAL-TV-të nga mëngjesi në darkë. Tirana është e fundit, sepse qytetarët shihen si të dorës së fundit nga dyshja Rama-Veliaj. Cilësinë e jetës në renditjet ndërkombëtare nuk e cakton opozita dhe, çuditërisht nuk e ngre as sheshi-tepsi betoni ku piqet veza në diell, ku dimrit skuqin qofte patronazhistët e partisë që vjedhin zgjedhjet, dhe këndojnë velinat e Rilindjes. Thënë me fjalët e Ramës: Kjo është Tirana jonë, Tiranë e kontradiktës/ E ndotjes, trafikut, kullave dhe frikës," tha Malltezi.

jamarbër malltezi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë