POLITIKE

Tokë publike në pronësi të të huajve/ Projektligji, Panariti: Qeveria i ka ndarë klientët e saj, dëmtohet fermeri!

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 10:39

Tokë publike në pronësi të të huajve/ Projektligji,

Teksa qeveria ka hedhur për diskutim dhe po nxiton të miratojë një projektligj që u lejon shtetasve të huaj të blejë prona shtetërore publike dhe private, rreziqet mbi këtë nismë ligjore mbeten të mëdha.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëroi mbi rrezikun që u kanoset fermerëve shqiptarë dhe presionin që po u bëhet këtyre të fundit, në mënyrë që të shesin tokën bujqësore.

Sipas Panaritit, shteti shqiptar ka treguar se nuk di të administrojë pronat publike, ndaj dhe nisma ligjore rrezikon të jetë një mekanizëm spekulativ.

Po ashtu, Panariti sugjeroi që ky projektligj të mos kalojë në heshtje, por t’i nënshtrohet një diskutimi të nxehtë parlamentar, në mënyrë që prona publike të mos u kalojë disa oligarkëve, teksa solli në vëmendje këtu rastin e Rumanisë.

Gjithashtu, ish ministri i Bujqësisë, ngriti alarmin për d e fermerit shqiptar nga toka e tyre, duke mos iu dhënë mundësi financiare për të investuar në kultivimin e kulturave bujqësore.

"Shitblerja e tokës është një kërkese për aderimin në BE, kusht që të kalojë një ligj që mundësonn  investimet e huaja përfshirë transaksionet e shitblerjes së tokës. Bëhet fjalë për administrimin  tokave në pronësi të shtetit, toka që janë në pronësi private që me projektligjin synohet t’i nënshtrohen logjikës së tregut.

Rreziku i madh ësthë që kemi treguar se jemi katrastrofë në administrimin  pronave publike, rreziku se mund të kemi veprimtari spekulative. Frika ime e madhe, që do të jetë një mekanizëm spekulativ, janë tashmë të identifikuara këto prona. Planet janë bërë, rreziku i parë është spekulativ. Duhet të bëhet një diskutim i nxehtë parlamentar.

Opozita shqiptare duhet të nënshtrohet një debati të gjerë, nëse ua japim të huajve kemi cenuar interesat kombëtare. Sipas projektligjit mund të shkojë në 30 ha, e mbajnë tokën për ta shitur më vonë. Thjesht bllokojnë paratë, e përdorin më vonë për ta rishitur më shtrenjtë.

Duhen ditur kush janë mekanizmat parandalues, për t’iu nënshtruar një debati të gjerë. Mazhoranca i ka përcaktuar kush janë klientët e saj. Opozita duhet të përcaktojë në relacionin shpjegues se në rast se nuk e investon pronën e blerë investitori, atëherë duhet të anulohet.

Edhe nëse s’ke qëllim spekulativ, mendoni se blerësi do të kultivojë kulturë me interes kombëtar. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për të plotësuar 70-80% të nevojave vendase. Nëse qeveria jep për kultura që s’janë në interes kombëtar, atëherë cenohet interesat e vendit.

Rreziku më i madh është zbuarja e fermerëve shqiptar nga toka e tyre. Dhe bllokimi i IPARD, ulja e subvencioneve i bën ata të kalojnë në dëshpërim. Madje vendos edhe taksë për moskultuivimin e tokës. Do të jetë i detyruar të shesë në dëshpërim tokën.

Kjo ka ndodhur edhe në Rumani, ku 5-6 oligarkë kapën tregun e tokave. A do bëjmë ne këtë model, jo?! Duhet të adoptojmë modelin kroat. Në negociatat me BE, Kroacia kërkoi që ky ligj të kishte një moratorium 15-vjeçar, që fermeri të ishte partner i barabartë gjatë transaksioneve", tha Panariti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?