POLITIKE

UJDI APO NAIVITET/ Pse Agron Shehaj dhe Edi Rama janë bashkuar kundër rotacionit

Dosja.al Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 19:56

UJDI APO NAIVITET/ Pse Agron Shehaj dhe Edi Rama janë bashkuar kundër

TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te 5-a dhe  të zbresë poshtë dhe ka gjithë atë listë, të ndalojë në një vend dhe nuk hyn në gjynah. Kush nuk e bën këtë le të rrijë në shtëpi, ditë e diel, kohë e mirë. Le të rrijë në shtëpi. Nuk dilet nga shtëpia për të hyrë në gjynah”.

Kështu e mbylli fjalimin final në Elbasan, kryeministri Edi Rama, i cili nuk e fsheh më faktin që i intereson që votat e djathta, ato që nuk shkojnë te Berisha, të mos përfundojnë në asnjë alternativë që mund të jetë realisht rrezik për të. 

Për këtë arsye, ai ka filluar të bëjë atë që di më mirë: të shpikë “kundërshtarë të dëshiruar” dhe t’ua ofrojë publikut si zgjidhje më të butë për zemërimin që ka nga pakënaqësia e qeverisjes së tij. 

Për këtë, ai ka gjetur edhe mënyrën sesi ti propagandojë partitë e reja, anametojë apo sulmojë.  Kështu, Arlind Qorin dhe Adriatik Lapajn, ai i quan ‘farë e re e LSI-së”, ndërsa Agron Shehajn ai e pozicionon ndryshe. Për Ramën ai është një “ballist i pranueshëm”, që në mungesë të zgjedhjeve të tjera, duhet parë si “më pak i keqi”. Një frazë që një fushatë elektorale pas 12 vitesh qeverisje, ku çdo votë bën diferencë nuk është kompliment, por një investim strategjik.

“Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t'ja japim këtij.”-tha Rama disa ditë më parë. 

Po njësoj e forcoi këtë deklarim edhe te Ylli Rakipi. Kur u pyet sesi e shikon praninë e partive të reja, dhe se a kanë ato mundësi të sigurojnë mandate më 11 maj, Rama dha një përgjigje ‘atipike’. “Partitë e reja kanë mundësi, pasi ka hapësira”-tha Rama. Një qasje e pazakontë për një kryeministër në pushtet, që tradicionalisht ka pasur zero tolerancë ndaj sfiduesve, qofshin edhe ata simbolikë.

Por përse kjo gjuhë? Çfarë e bashkon Ramën me Shehajn që nuk mund ta bashkojë me Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin? 
Sepse, nëse për Adriatik Lapajn, Rama ka frikë për shkak të fuqisë mobilizuese të turmave që ai sjell në terren, dhe për Arlind Qorin ndjen rrezik për shkak të shkërmoqjes dhe kritikave për oligarkinë dhe strukturat qeveritare të lidhura me të, me Shehajn është ndryshe. Sepse Shehaj, ndryshe nga të tjerët, nuk e sheh Ramën si problemin.

Këtë e thotë vetë Shehaj. 

“Unë po të doja rotacionin, unë nuk dilja fare nga Partia Demokratike, pse do dilja nga Partia Demokratike, shumë mirë isha aty”, – është shprehur Shehaj disa ditë më parë në një studio televizive. Me fjalë të tjera, qëllimi i Shehajt nuk është të largojë këtë qeveri, por të marrë në dorëzim opozitën. Dhe këtu rrugët me Edi Ramën përputhen.

Dhe këtu topi ka kaluar në fushën e Edi Ramës. Shehaj ka zgjedhur ti vetëofrohet në këtë fushatë për të marrë sa më shumë vota që duhet të shkonin te Partia Demokratike, duke u prezantuar si një demokrat i zhgënjyer njësoj si ata, në mënyrë që pas 11 majit, të jetë kryetari i ri i opozitës. 

Sepse, ndonëse Shehaj shfaqet si një opozitar i ri, në fakt, ai i shërben më së miri mbajtjes në pushtet të Ramës. Duke përçarë votën e djathtë, duke amortizuar energjinë e votuesve të zhgënjyer, dhe më shumë se kaq: duke i marrë legjitimitetin PD-së në emër të një opozite “moderne” që nuk ka ndërmend të sjellë rotacion dhe që kërkon të marrë fillimisht drejtimin e opozitës dhe më pas rrëzimin e qeverisë. 

Por a mund të jetë kryetar opozite një njeri që saboton një fushatë elektorale të një partie që për 12 vite është përballur me qeverinë në kushte të pabarabarta për ti dhënë Edi Ramës edhe njëherë pushtetin?  Sepse të mos harrojmë që Agron Shehaj, në fund të ditës është një biznesmen, dhe politikën e shikon njësoj si biznesin. 

Dhe kjo është arsyeja pse 11 maji është më shumë se një datë zgjedhjesh. Është një ditë ku qytetarët vendosin nëse do të pranojnë që edhe opozita të privatizohet si biznes, apo opozita të bëjë rotacionin dhe ti lejë mundësinë Ramës që nëse do, përputhjen me Shehajn ta vazhdojë, por kësaj herë në opozitë./Dosja.al

agron shehaj edi rama zgjedhjet

agron shehaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë