Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sfiduar hapur qytetarët shqiptarë dhe komunitetin ndërkombëtar me deklaratat e tij për luftën kundër korrupsionit. Në një dalje publike para mbështetësve, Berisha tha se Rama ka pohuar se lufta kundër korrupsionit është “më e dëmshme se vetë korrupsioni”, një qëndrim që, sipas tij, përbën një sfidë të paprecedentë ndaj shtetit ligjor dhe përpjekjeve për transparencë.
Berisha theksoi se vendi ndodhet në një moment kritik, ndërsa protestat kundër korrupsionit janë intensifikuar dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë kanë përcjellë mesazhe të qarta në Tiranë për forcimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij, deklaratat e Ramës përbëjnë një përballje të drejtpërdrejtë me këto thirrje dhe me kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie.
Deklarata e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, një mirënjohje të pakufishme për ju, njerëz idealistë, guximtarë që mblidheni këtu çdo të hënë për t’u rikujtuar shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo se java është e idealistëve, e guximtarëve, e kryengritësve.
Dua të përshëndes gjithashtu me shumë mirënjohje ata dhjetëra mijëra qytetarë për marshin e tyre epik të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilin ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, e njerëzve që janë të vendosur në misionin e tyre.
Mirënjohje të pakufishme!
Të dashur miq, duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë.
Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë.
Edi Rama, siç e shihni, pasi është kapur, është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet.
Deklaroi publikisht para secilit shqiptar se lufta kundër korrupsionit është me dëmshme se vetë korrupsioni.
Me këtë ai u tha qytetarëve shqiptarë se asgjë në botë nuk më pengon të vazhdoj t’u vjedh me të gjithë pushtetin që kam.
Kjo ishte deklarata më e padëgjuar ndonjëherë në historinë e një vendi.
Por ndonjëri që mund të mendojë se kjo është një deklaratë pa substancë, i them se jo, e keni gabim.
Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur shqiptarët kanë bërë protesta më të fuqishme kundër vjedhjes së tyre, kundër mbrojtjes së korrupsionit.
Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë ministra kryesorë të Europës, ka sjellë në Tiranë komisionerë të Komisionit Europian.
Ka sjellë mesazhet më të prera, më të qarta se vjedhjet e qytetarëve shqiptarë nga qeveria nuk do i tolerojmë.
Në tërë historinë e shtetit, kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizja të tilla kaq të fuqishme.
Përveç kësaj, dy delegacione për mbledhje faktesh, njëri i Parlamentit Europian i përbërë nga deputetë të gjithë spektrit politik. Përfaqësuesit e 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh.
Thashë ministra, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, ministri për Europën i Gjermanisë, komisionari për ligjet i KE, erdhën këtu për të dhënë mesazhin se korrupsioni nuk mund të mbrohet.
Se shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë.
Cila ishte përgjigjia e Edi Ramës?
Përgjigjia e Edi Ramës ishte se lufta kundër korrupsionit sjell më shumë probleme se vetë korrupsioni.
Nuk ka sfidë më të rëndë se kjo.
Nuk ka sfidë më poshtëruese për shqiptarët se kjo.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka replikuar me kreun e grupit të PS në Kuvend, Taulant Balla në lidhje me aktet e dhun&e...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo u shpreh se zona të tëra po lihen në harresë të plot...
Deputetja e PD e qarkut të Korçës, Ledina Aliolli, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ka shprehur shqetësimin e situatë...
Në nisje të seancës plenare në Kuvend, Erion Braçe foli për një situatë problematike në Selitë, duke thë...
Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka denoncuar në seancën plenare të së hënës, situatën rrugore në disa njësi administrativ...
Ashtu siç paralajmëruan, Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend raportin e përpiluar në Këshillin e Mandateve për...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot, së bashku me deputetët e grupit parlamentar të ...
Kur servilizmi arrin kulmin dhe kur përdhosja e çdo vlere dhe morali bëhet mënyrë jetese, atëherë të dyja bashkë...
Avokatja Adriana Kalaja, ka denoncuar praktika antiligjore dhe të motivuara politikisht nga ana e Policisë së Shtetit në menaxhimin e prot...
Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “D...