Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Në një nismë të rëndësishme për dinjitetin profesional dhe financiar të mësuesve në Shqipëri, deputetja Ina Zhupa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj të ri, i cili ka për qëllim të zgjidhë një padrejtësi të caktuar pas miratimit të një akti normativ që zhvlerësoi diplomën e mësuesve të diplomuar para vitit 2015. Ky ligj synon të rikthejë trajtimin financiar të barabartë për rreth 11 mijë mësues, duke i garantuar atyre të drejtat dhe shpërblimet financiare njësoj si kolegëve të tyre që kanë diplomuar pas vitit 2015.
Në videomesazhin e shpërndarë, Zhupa theksoi rëndësinë e këtij projektligji, duke theksuar se ai i vjen në ndihmë mësuesve të cilët kanë zhvilluar një betejë të gjatë ligjore që pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësonte diplomat e tyre dhe i trajtonte ato më pak se kolegët që kanë përfunduar studimet pas vitit 2015.
Përfaqësueset e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, që ishin të pranishme në dorëzimin e projektligjit, e vlerësuan këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes së kontributit të mësuesve dhe përmirësimit të kushteve të tyre të punës. Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh: “Pas 25 vitesh punë, diploma ime zhvlerësohet dhe nuk paguhem në të njëjtën mënyrë si kolegët e mi. Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar.”
Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e edukimit fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk njihet plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë. Ndërsa Alma Lama, kryetare e sindikatës u shpreh se: Ne jemi shumë të nderuara që na mbështetët është hera e dytë që ju na dolët në krah. Sepse ne bëmë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk morëm dot një vendim.
Zhupa e cilësoi këtë projektligj si një mundësi për të avancuar mësuesit në karrierën e tyre dhe për të motivuar ata përmes një shpërblimi të drejtë dhe të barabartë, duke kërkuar që ky ligj të kalojë pa pengesa politike, për të garantuar një të ardhme më të mirë për sistemin arsimor shqiptar.
Në fund, deputetja e PD-së Ina Zhupa shprehu shpresën se Kuvendi ta miratojë sa më shpejt këtë projektligj, në mënyrë që të garantohen të drejtat e mësuesve dhe të përmirësohet cilësia e arsimit në vend.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në facebook një shënim të s...
Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ish-ambasadori Agim Nesho kritikoi komisioneren Marta Kos dhe qeverisjen aktuale...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit u ka bërë th...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Infrastruktur&...
Pas shembjes katastrofike të rrugës Qukës- Qafë Plloçë, gazetari Andi Bushati e ka përcjellë me ironi shkatërrimi...
Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), t&eum...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyet Prokurorinë e Posaçme se kush fshihet pas projektit 80 milionë ...
Kryeministri E di Rama ka njoftuar se po përgatit një libër të ri, i cili, sipas tij, lidhet me fjalët e sofrës së...
Zëdhënësi i PD dega Gjirokastër ka reaguar për situatën e rëndë dhe kaotikë pas reshjeve ne këtë qark. ...