Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet...
POLITIKE

“Qytetarët u mbështetën nga eurodeputetë”/ Muaj të tërë revolucion, studimi i PE: Protesta nxori në pah pushtetin e përqendruar të Ramës

Protestat në Tiranë kanë marrë vëmendje edhe në një studim të publikuar në nëntor 2026, të përgatitur për Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET). Dokumenti, me titull “Sustaining EU Enlargement”, e trajton lëvizjen e njohur ndryshe si “Revolucioni i Flamingove” si një shfaqje të problemeve më të thella demokratike në Shqipëri, duke […]

P
Piranjat13 November 2026, 18:49 · 3 min lexim
“Qytetarët u mbështetën nga eurodeputetë”/ Muaj

Protestat në Tiranë kanë marrë vëmendje edhe në një studim të publikuar në nëntor 2026, të përgatitur për Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET). Dokumenti, me titull “Sustaining EU Enlargement”, e trajton lëvizjen e njohur ndryshe si “Revolucioni i Flamingove” si një shfaqje të problemeve më të thella demokratike në Shqipëri, duke përmendur edhe përqendrimin e pushtetit politik rreth kryeministrit Edi Rama.

Sipas studimit, ajo që nisi si një protestë kundër mungesës së transparencës, mosrespektimit të standardeve mjedisore dhe rrezikut të tjetërsimit të pronës publike, u shndërrua gradualisht në një lëvizje më të gjerë për qeverisje të mirë dhe respektimin e parimeve demokratike.

Dokumenti vëren se protesta mori një shtysë të rëndësishme pasi qytetarët iu drejtuan institucioneve të Bashkimit Europian dhe kërkesat e tyre u mbështetën nga deklaratat e disa eurodeputetëve. Çështja u përfshi gjithashtu në rezolutën e Parlamentit Europian për raportin vjetor mbi Shqipërinë.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian shprehu shqetësime serioze për projektin në fjalë dhe i kërkoi Shqipërisë të vendoste menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, deri në garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

Po ashtu, eurodeputetët kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e projekteve të kësaj natyre.

Përtej protestës së Zvërnecit, dokumenti ndalet edhe te roli i organizatave të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe institucioneve akademike në monitorimin e reformave dhe nxitjen e angazhimit qytetar.

Megjithatë, evidentohen edhe kufizime dhe probleme që ndikojnë në këtë rol. Ndër shqetësimet e ngritura nga Komisioni Europian përmenden përqendrimi i pronësisë së medias, vështirësitë financiare të organizatave të shoqërisë civile dhe kufizimet e herëpashershme ndaj gazetarisë investigative.

Sipas studimit, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për shoqërinë civile dhe garantimi i pluralizmit mediatik mbeten pjesë e rekomandimeve të Komisionit Europian, si në kuadër të Grupkapitullit të Parë, ashtu edhe të kritereve politike.

Në këtë kontekst, “Revolucioni i Flamingove” përmendet si një shembull se si një kauzë fillimisht mjedisore mund të shndërrohet në një protestë më të gjerë kundër mënyrës së qeverisjes, duke nxjerrë në pah kërkesat për transparencë, llogaridhënie dhe institucione demokratike funksionale.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.