Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn Ku shkuan fondet e rikonstruksionit?/ Shkolla në Durrës reklamon kontributin e prindit, por kush mban përgj...
POLITIKE

Teliti kundër paketës fiskale: Shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë në 2027

P
Piranjat13 November 2026, 15:50 · 3 min lexim
Teliti kundër paketës fiskale: Shqiptarët do paguajnë 200

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke deklaruar se pavarësisht uljes së TVSH-së për 54 produkte, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të përballen me një barrë financiare më të lartë gjatë vitit të ardhshëm.

Teliti u shpreh se nga përllogaritjet financiare rezulton që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë në total rreth 200 milionë euro më shumë.

Ai e cilësoi problematike edhe deklaratën se paketa do të jetë asnjanëse, duke theksuar se kjo do të thotë se barra fiskale nuk po lehtësohet realisht.

Duke u ndalur te ulja e TVSH-së për 54 produkte, Teliti argumentoi se efekti i kësaj mase do të ishte i plotë vetëm në kushtet e një tregu me konkurrencë të lirë dhe të ndershme.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka një treg të tillë, por një treg oligopolistik, ku një grup i kufizuar operatorësh kontrollon importin dhe tregtimin e shumë prej produkteve që konsumojnë familjet shqiptare.

Dorian Teliti: “Nëse thuhet se kjo paketë do të jetë asnjanëse, jemi në një derexhe. Qytetarët do të paguajnë 200 milionë euro më tepër vitin e ardhshëm. Janë zërat që merren një e nga një dhe, po të bësh llogarinë financiare, ne qytetarët dhe bizneset do të paguajmë në total 200 milionë euro më shumë.

Po, do të ketë ulje të TVSH-së për 54 produkte. Efekti i uljes do të jetë i plotë nëse do të ishim në një treg perfekt. Nëse tregu ka konkurrencë të plotë, atëherë ulja e taksave sjell ulje çmimesh. Ne nuk jemi treg i konkurrencës së lirë dhe të ndershme, por oligopolistik. Shumica e produkteve që konsumojmë janë produkte importi, që importohen nga një grup njerëzish.

Do të doja shumë që kjo të ishte ulje çmimesh, por do të shihni në janar mazhorancën që do të thotë se bëri ulje të taksës, por nuk u reflektua në ulje çmimi.

Kur ke një rritje të taksës, siç është nga 20 në 21%, ajo reflektohet automatikisht në produktet e tjera, përveç këtyre 54 produkteve. Këto do të rriten të gjitha.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.