Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e... Moti i keq godet Shkodrën, dëmtime në banesa e shkolla, ndërpritet energjia, bllokohen disa akse rrugore Lufta Ukrainë-Rusi zhvendoset drejt Mesdheut? Goditet dhe fundoset një anije luftarake ruse në portin e Ben... Sulmi ndaj anijes luftarake ruse ka pasur origjinë nga territori shqiptar? MEPJ: Pretendime të pavërteta! “Alienët po jetojnë mes nesh dhe po sfidojnë ushtrinë amerikane”, pretendimi i ish-kontraktorit të Pentagon... Plagosje me thikë në Pogradec VIDEO/ Reshje shiu intensive, rrugët e Tiranës mbushen me ujë Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot
AKTUALITET

Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë në tri bashki të Kukësit

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë gjatë natës Qarkun e Kukësit, duke shkaktuar problematika me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has

P
Piranjat23 November 2026, 09:41 · 2 min lexim
Reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë gjatë natës Qarkun e Kukësit, duke shkaktuar problematika me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has.

Sipas raportimit të situatës deri në orën 08:50 të mëngjesit të sotëm, aktualisht reshjet janë ndërprerë, ndërsa gjatë natës kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar dhe të shoqëruara me erë të fortë.

Për shkak të reshjeve, rrugët nacionale dhe ato bashkiake vijojnë të jenë të rrezikuara nga rënia e gurëve, inerteve dhe vërshimi i ujërave. Ndërkohë, subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin e akseve dhe mbajtjen e tyre funksionale. Autoritetet bëjnë me dije se të gjitha rrugët nacionale janë aktualisht të kalueshme.

 Problematika kryesore mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi një pjesë e territorit të qarkut vijon të jetë pa energji. Në Bashkinë Kukës ndërprerje raportohen në zonën industriale, si dhe në njësitë administrative Malzi, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Zapod.

Në Bashkinë Tropojë, pa energji janë njësia administrative Margegaj, qyteti i Fierzës dhe lagjja Geg Hysen në qytetin e Bajram Currit. Ndërsa në Bashkinë Has, ndërprerje raportohen në njësinë administrative Fajzë, në fshatrat Kishaj dhe Pogaj të njësisë administrative Gjinaj, si dhe në spitalin dhe ujësjellësin e qytetit të Krumës.

 Nga ana tjetër, bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kanë raportuar problematika të tjera. Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në vijimësi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.