Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot “The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tron... Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar Horoskopi/ Një ditë plot emocione, fat dhe vendime të rëndësishme për 12 shenjat! Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or...
BOTA

Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukrainën

Një alarm ajror është aktivizuar këtë të diel në Rumani, pasi radarët ushtarakë zbuluan një objektiv ajror rreth 30 kilometra në veri të qytetit ukrainas Vylkove, pranë kufirit mes dy vendeve. Në përgjigje të situatës, dy avionë luftarakë F-18 dhe dy helikopterë NH-90 të Forcave Ajrore dhe Hapësinore Spanjolle u ngritën nga Baza Ajrore 57 […]

P
Piranjat23 November 2026, 08:09 · 2 min lexim
Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe

Një alarm ajror është aktivizuar këtë të diel në Rumani, pasi radarët ushtarakë zbuluan një objektiv ajror rreth 30 kilometra në veri të qytetit ukrainas Vylkove, pranë kufirit mes dy vendeve.

Në përgjigje të situatës, dy avionë luftarakë F-18 dhe dy helikopterë NH-90 të Forcave Ajrore dhe Hapësinore Spanjolle u ngritën nga Baza Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu. Mjetet ajrore ndodheshin në gatishmëri për misionin e policimit ajror, në kuadër të pranisë së NATO-s në krahun lindor të Aleancës.

Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se, pas zbulimit të objektivit, Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake njoftoi Inspektoratin e Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave, me qëllim aktivizimin e masave të alarmimit për banorët në veri të qarkut Tulcea.

Në orën 15:06 u dërgua një mesazh përmes sistemit RO-Alert, për të informuar popullsinë lidhur me situatën. Alarmi ajror u hoq në orën 15:42.

 

Autoritetet rumune konfirmuan se nuk u raportuan shkelje të hapësirës ajrore të vendit dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme për natyrën apo origjinën e objektivit të zbuluar nga radarët.

Incidente të tilla janë përsëritur në zonat kufitare të Rumanisë që prej nisjes së luftës në Ukrainë, për shkak të sulmeve ajrore dhe përdorimit të dronëve pranë kufirit. Bukureshti ka raportuar në disa raste zbulimin e mjeteve ajrore dhe ka ngritur në fluturim avionë luftarakë të NATO-s për monitorimin e situatës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.