Sulmi ndaj anijes luftarake ruse ka pasur origjinë nga territori shqiptar? MEPJ: Pretendime të pavërteta!

Ministria e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse në portin e Bengazit në Libi dyshohet se ka pasur origjinën nga territori shqiptar.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur për organizimin apo lehtësimin e sulmit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.
Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.
Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.
I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë.”– thuhet në reagim.
Lexo edhe
POLITIKE
Rrëshqitja e dherave bllokon prej tri ditësh Arrën dhe Surrojin, PD: Institucionet nuk po marrin përgjegjësi

“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund t'i merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet

Protesta në ditën e 176-të, qytetarët marshojnë në Tiranë mes reshjeve të shiut

Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të protestojmë as këtu!

'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë





