Arka me euro e Ballukut/ Berisha: Ato janë para xhepi të Lubisë! SPAK është krijesë e Partisë Socialiste
Kreu i PD ka komentuar edhe lajmin për zbulimin e një fotoje që tregon një arke me euro ne Vilen e Ballukut në bregdet. ‘A...
Kreu i PD ka komentuar edhe lajmin për zbulimin e një fotoje që tregon një arke me euro ne Vilen e Ballukut në bregdet. ‘A...
Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, t...
Sipas kreut demokrat, paketa fiskale e Ramës është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla dhe sht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet social...
Dy 20-vjeçarë nga Bulqiza kanë rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar ku...
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësin...
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga kontraktimi i ...
Një udhëtim turistik i nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës drejt Malit të Zi ësht&eum...
Një 34-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë, është arrestuar nga policia. Në pranga...

Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, teksa dyshohet se po tentonte të largohej drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar hetimit të një rrjeti të madh kriminal që vepronte në disa zona të Greqisë.
Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Angelos Giannakopoulos, i njohur edhe me pseudonimet “Babi” dhe “Shefi”. Ai është në qendër të një hetimi dhjetëmujor të Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, që ka zbuluar dyshime për një skemë të gjerë evazioni fiskal, pastrim parash dhe mashtrime me prokurimet publike.
Sipas mediave greke, operacioni policor ka çuar deri më tani në arrestimin e 59 personave, ndërsa në dosjen hetimore përmenden gjithsej 149 të dyshuar. Sipas hetimeve, rrjeti përdorte dhjetëra kompani, disa prej të cilave dyshohet se ishin fiktive, për të fshehur aktivitetin financiar dhe për të shmangur detyrimet ndaj shtetit.
Nga furrat e bukës te klubet e natës dhe bizneset në plazhe
Hetuesit dyshojnë se aktiviteti i Giannakopoulos nuk kufizohej vetëm te rrjeti i furrave të bukës “Horiatiko”. Përmes kompanive të ndryshme, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin shtrirë interesat edhe në klube nate, lokale striptizmi, hotele dhe bare plazhi.
Një prej rasteve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është ai në ishullin e Rodosit, ku katër kompani të lidhura me rrjetin administronin 28 plazhe. Sipas raportimeve, këto subjekte kishin detyrime të papaguara mbi 850 mijë euro ndaj bashkisë dhe kompanisë shtetërore të pronave, por kontratat e tyre nuk ishin ndërprerë nga autoritetet lokale.
Dyshime për lidhje me policinë dhe administratën
Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit janë dyshimet për përfshirjen e punonjësve të policisë dhe zyrtarëve të administratës publike në skemë. Sipas dosjes, persona në Athinë, Rodos dhe Mykonos dyshohet se i kanë ofruar mbrojtje rrjetit ose i kanë përcjellë informacione konfidenciale.
Hetimi është vështirësuar disa herë nga dyshimet për rrjedhje informacioni. Giannakopoulos dyshohet se kishte mësuar që në muajin maj se ishte nën përgjim, ndërsa pak orë para kontrolleve përfundimtare, bashkëpunëtorët e tij tentuan të fshinin të dhënat elektronike dhe serverat në selinë e kompanive në Athinë. Policia arriti të ndërhyjë përpara se të zhdukeshin provat.
Përgjimet kanë zbuluar gjithashtu biseda për blerjen e dhuratave luksoze, përfshirë parfume dhe produkte kozmetike të markës “Yves Saint Laurent”, që dyshohet se u përgatiteshin zyrtarëve shtetërorë në këmbim të favoreve dhe lehtësive administrative.
Hetimet në Greqi vijojnë për të dokumentuar të gjitha lidhjet e dyshuara të rrjetit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.
Dy 20-vjeçarë nga Bulqiza kanë rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar ku...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga kontraktimi i ...
Një udhëtim turistik i nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës drejt Malit të Zi ësht&eum...
Një 34-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë, është arrestuar nga policia. Në pranga...
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK p...
Në cilësinë e përfaqësuesit të z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike: (pa)Rën...
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protest&...
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës....
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ës...