Dimri i izolon sërish, banorët e Orgjocit: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme

Tashmë që dimri po troket në zonat rurale të qarkut të Kukësit, banorët e këtyre zonave, përveç të tjerave, duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesën e rrugëve.
Të tillë janë edhe banorët e Orgjocit, në njësinë administrative Zapod, në qarkun e Kukësit.
Rruga që lidh këtë fshat me Kukësin jo vetëm që nuk është e asfaltuar, por në të mungon plotësisht edhe mirëmbajtja më minimale për sigurinë e dhjetëra e qindra banorëve, të cilët janë të detyruar të lëvizin çdo ditë.
“Rruga është katastrofë. Kërkojmë një përmirësim të rrugës. Të paktën, nëse nuk mundet fadroma, njësia administrative Zapod të vendosë një mirëmbajtës”, thonë banorët.
“Dimrit kemi lëvizur me katër zinxhirë. Po, ka pasur edhe probleme urgjence, ka pasur të sëmurë, kam pasur njerëz të afërt me probleme, por janë zgjidhur me vështirësi të mëdha”.
E lënë në këtë gjendje dhe pa asnjë mirëmbajtje, kjo rrugë, me nisjen e shirave dhe më pas të dëborës dhe akullit, bëhet plotësisht e pakalueshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vlora mbulohet nga mjegulla/ Reshje shiu në vend, vështirësohet qarkullimi rrugor në akset malore

Aksident rrugor në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person dërgohet me urgjencë në spital

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet

Tensione në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron disa prej tyre

Zjarr në bodrumin e një banese në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri

Kapen në arrati dy shqiptarët në Itali/ Të rinjtë në moshën 25 dhe 21 vjeç ishin shpallur në kërkim për një operacion kundër drogës...





