Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll - Ekofin... Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet E martë, ditë tersi! Yjet paralajmërojnë tensione, surpriza dhe përplasje për disa shenja të horoskopit Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine
SHOWBIZ

Dua Lipa bën namin me fitime, 23.4 milionë paund brenda një viti

P
Piranjat10 October 2026, 22:01 · 1 min lexim
Dua Lipa bën namin me fitime, 23.4 milionë paund brenda një viti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë paund gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale.

Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së saj vlerësohet në rreth 73 milionë funte.

Sukses të madh financiar ka shënuar edhe turneu i saj botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të hyra gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, kompania Radical22 Live, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi 6.2 milionë funte fitim.

Përveç muzikës, Dua Lipa ka zgjeruar aktivitetin e saj në fusha të tjera, përfshirë bashkëpunimet me marka ndërkombëtare, biznesin e kujdesit për lëkurën dhe kompaninë e saj të prodhimit të filmave.

Sipas raportimeve, këngëtarja po përgatitet edhe për albumin e saj të katërt, ndërsa për vitin 2027 përflitet mundësia e një turneu të ri botëror.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.