Luizi i përcjell Beatrixës mesazhin përmes Antigonës: Nëse është mërzitur, i kërkoj falje

Në puntatën e kësaj të premteje në “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli riktheu në vëmendje një batutë të tij, në të cilën përmendet edhe Beatrix Ramosaj.
E ftuar në emision ishte tezja e këngëtares, Albërie Hadërgjonaj. Gjatë bisedës, Luizi tentoi të telefononte Beatrixën, por ajo nuk u përgjigj. Në vend të saj, Albëria telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, me të cilën moderatori pati një bisedë të shkurtër.
Gjatë telefonatës, Luizi iu referua batutës ku kishte përmendur Beatrixën dhe Kiarën, duke i kërkuar falje këngëtares nëse ajo ishte ndier e prekur nga fjalët e tij.
Luizi: Antigon. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrix-ën?
Antigona Ramosaj: Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika.
Luizi: Edhe mua më ka bërë punë Amerika. Njerëzit i kam andej, vetë jam këtu. Tani dëgjo, unë kam bërë një batutë me Beatrix-ën, ku ka përmendur edhe Kiarën time. E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi.
Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje, të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?
Lexo edhe
SHOWBIZ
‘Për sa kohë na mban me lekë, ne…’/ Gazetari zbardh bisedat e vajzës së Adi Hilës

Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve në Greqi, nisin hetimet për mashtrim dhe pastrim parash

Nga urrejtja te miqësia, Albërie Hadërgjonaj flet për raportin me ish-bashkëshortin: Më humbi disa vite të jetës

Xhaketa legjendare e Michael Jackson nga “Thriller” rikthehet në ankand, shuma që mund të kapë mbetet mister

“Nuk e kam parë vajzën, e urrej Katerinën”, Arnoldi bën deklaratën e papritur: Dua testin e ADN-së për gallatë




