Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet E martë, ditë tersi! Yjet paralajmërojnë tensione, surpriza dhe përplasje për disa shenja të horoskopit Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur
AKTUALITET

Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të

P
Piranjat24 November 2026, 08:29 · 3 min lexim
Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar. Mes të arrestuarve janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Audi”, në të cilin udhëtonin katër persona, efektivët zbuluan një pistoletë të fshehur në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të makinës. Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, 40-vjeçarit E. R., punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një tjetër armë zjarri pistoletë.

Në pranga përfunduan E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak. Ata akuzohen për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Përveç armës së gjetur në automjet, policia sekuestroi edhe një fenelinë të ngjashme me ato që përdoren nga uniformat blu, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari I. Sh.

Ndërkohë, për pistoletën që iu gjet punonjësit të Gardës së Republikës, verifikimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve të ushtruara pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, kanë konstatuar një automjet të markës “Audi”, me të cilin qarkullonin 4 shtetas.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, I. Sh., 28 vjeç, L. M., 42 vjeç, ushtarak, dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak.

Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë, që dyshohet se e mbante shtetasi I. Sh. Ndërsa, për armën e zjarrit që iu gjet gjatë kontrollit fizik punonjësit të Gardës së Republikës, po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit shtetas.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.