Aktorja turke Pelin Karahan, e njohur për rolin e Mihrimah Sulltan në serialin e famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, ka bërë një rrëfim të veçantë për vite më parë, duke zbuluar se fillimisht e kishte refuzuar ofertën për t’u bërë pjesë e këtij produksioni.
Aktorja, e cila u bë e njohur edhe përmes serialit “Kavak Yelleri”, tregoi se vendimi i saj i parë lidhej me qëndrimin e bashkëshortit të atëhershëm, i cili nuk dëshironte që ajo të vazhdonte karrierën si aktore.
Në një intervistë të fundit, Karahan pranoi se më vonë e kishte kuptuar se kishte bërë një gabim duke refuzuar rolin e Mihrimah Sulltan. Megjithatë, ajo ndryshoi mendje dhe vendosi ta pranonte ofertën, duke synuar të fitonte pavarësinë e saj ekonomike.
“Kur më ofruan rolin e Mihrimah Sulltanit te ‘Sulejmani i Madhërishëm’, fillimisht thashë se nuk do ta pranoja. Në martesën time të parë, bashkëshorti nuk dëshironte shumë që unë të isha aktore”, tregoi ajo.
Karahan shpjegoi se për të ishte e rëndësishme të mos varej financiarisht nga një person tjetër dhe të ndërtonte të ardhmen e saj përmes punës.
“Kur u divorcova, në sezonin e dytë të serialit, thashë me vete: ‘Fatmirësisht kam një punë, fatmirësisht fitoj paratë e mia dhe nuk jam e varur nga një burrë’”, u shpreh aktorja.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e miqësive që krijoi gjatë xhirimeve, duke pranuar se mbështetja e njerëzve pranë saj mund ta ketë ndihmuar të largohej nga ajo martesë.
Roli në serialin që u transmetua nga viti 2011 deri në vitin 2014 rezultoi një pikë kthese për karrierën dhe jetën personale të aktores, e cila mbetet e lidhur me personazhin që e bëri të njohur për një audiencë të gjerë.
Ndërkohë, çfarë ndodhi me Mihrimahun e vogël?
Seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, ku interpretonin edhe Meryem Uzerli, Halit Ergenç, Nur Fettahoğlu dhe Okan Yalabık, solli në ekran edhe versionin fëmijë të Mihrimah Sulltanit, të interpretuar nga Melis Mutluç.
Aktorja e vogël, e cila fitoi simpatinë e publikut me interpretimin e saj, ka ndryshuar shumë ndër vite. Mutluç e nisi karrierën e aktrimit në moshën pesëvjeçare, por më pas vendosi të largohej nga bota e aktrimit për t’iu përkushtuar arsimimit.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
22 Tetor15:07
“Jemi të shokuar”, digjet Top Albania Radio, Ledioni ndan pamjet nga brenda
Një zjarr ka rënë sot në ambientet e Top Albania Radio, e si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke nd&...
SHOWBIZ
22 Tetor11:50
Kylie Jenner rikthen Fantasy Bra pas tetë vitesh, sytjena me diamante vlerë 50 milionë dollarë
Victoria's Secret kishte rezervuar një surprizë të madhe për sfilatën e këtij viti dhe nuk vonoi shumë që kjo të b&...
SHOWBIZ
22 Tetor11:36
Zuckerberg paralajmëron se do të largohet nga Kalifornia nëse miratohet taksa mbi pasurinë
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se do të largohet nga Kalifornia nëse ky shtet miraton...
SHOWBIZ
21 Tetor23:00
E mbushur me trëndafila rozë/ Enca festoi sot 31-vjetorin e lindjes, këngëtarja zbulon surprizën e veçantë të fansave të saj
Këngëtarja Enca ka festuar sot ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa në mesin e dhjetarëve urimeve të ngrohta, ka zbul...
SHOWBIZ
21 Tetor21:25
Thashethemet ‘pushtojnë’ rrjetin/ Çfarë po përflitet për familjen e aktorit turk Burak Özçivit
Një lajm që po qarkullon në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje jetën private të aktorit të njohur turk Burak Ö...
SHOWBIZ
21 Tetor19:41
Kim Kardashian surprizon me maskimin për Halloween, transformohet në vajzën e saj North West
Ylli televiziv ndau me ndjekësit në Instagram fotografi dhe video të pamjes së saj, duke riprodhuar me detaje stilin e veçantë...
SHOWBIZ
21 Tetor19:26
Taika Waititi zbulon sekretin e martesës me Rita Orën: Nuk kalojmë më shumë se...
Regjisori i njohur Taika Waititi ka folur për martesën e tij me këngëtaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora, duke treguar se si angazhi...
SHOWBIZ
21 Tetor18:26
FOTO/ Rozana Radi zbulon aksidentin që i dëmtoi syrin: Nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!
Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen pse së fundmi është shfaqur më rrallë në publik dhe ...
SHOWBIZ
21 Tetor17:03
E trishtë, humb jetën aktorja e seralit "Rebelde"
Fansat e serialit të famshëm “Rebelde Brasil” janë tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të aktores dhe k...