SHOWBIZ

Neda Balluku flet hapur për mungesën e djemve të saj: Jam më e humbur dhe pa shpresë kur çunat nuk vijnë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 15:54
Neda Balluku flet hapur për mungesën e djemve të saj: Jam më

Moderatorja Neda Balluku ka ndarë një mesazh thellësisht emocional për dy djemtë e saj, Zain dhe Serzhin, duke rrëfyer publikisht dhimbjen që përjeton prej kohësh, teksa thotë se nuk ka mundur të jetë pranë tyre. Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo ka përshkruar pritjen, boshllëkun dhe mallin e një nëne, në një postim që tërheq vëmendjen për sinqeritetin dhe ngarkesën e tij emocionale.

“Kur çunat nuk vijnë, mosha ime ndalet. Çdo rrudhë shfrytëzon ajrin që mungon dhe veten ripërtërin. Papritur unë jam më e re, më e vogël, më e dobët, më e brishtë, por më e lodhur, më në pritje, më e humbur dhe më pa shpresë. E megjithatë, ende nënë”, shkruan Neda, duke përshkruar gjendjen e saj përmes fjalëve që përcjellin një dhimbje të thellë.

Në rrëfimin e saj, moderatorja ndalet edhe te detajet e vogla që i mungojnë më shumë: buzëqeshja e Zait kur e sheh dhe shprehjet e fytyrës së Serzhit, të cilat i kujtojnë ngjashmërinë e të birit me të ëmën.

“Se nuk kam si të kem lexuar kur çunat nuk vijnë, dhe unë nuk lexoj dot shprehitë e fytyrës së tyre. Buzëqeshjen e pavullnetshme të Zait sapo më sheh dhe luftën që nis me veten për ta përmbajtur. Apo ngrysjen e vetullave të Serzhit, tërësisht gjurmë flagrante e ngjashmërisë që ka me nënën e tij”, vijon ajo.

Për Nedën, mungesa e fëmijëve nuk është thjesht një boshllëk në përditshmëri, por një pritje që ndikon edhe në mënyrën se si e përjeton kohën. Ajo tregon se përballet edhe me këshilla nga të tjerët, të cilët i thonë të mos i bëjë publike ndjenjat e saj, por zgjedh të mos e fshehë atë që po përjeton.

“Kur çunat nuk vijnë, të tjerët më pyesin se çfarë po pres. Të tjerët më thonë mos e shkruaj atë që ndjen. Të tjerët më thonë të tjera gjëra. Por askush dhe asgjë nuk vlen as sa çunat, qoftë edhe kur nuk vijnë. Edhe mungesa e tyre është prani”, shprehet moderatorja në fund të mesazhit.

Ndarja dhe përplasjet ligjore

Ky postim vjen pas ndarjes së Nedës nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, me të cilin ka dy djem. Marrëdhënia mes tyre ka përfunduar edhe në dyert e drejtësisë, ku në janar të vitit 2026 të dyja palët iu drejtuan gjykatës për urdhra mbrojtjeje, duke paraqitur pretendime të ndërsjella për dhunë.

Në postimin e fundit, Neda nuk jep hollësi të reja për rrethanat e mos takimit me fëmijët, por zgjedh të flasë përmes ndjenjave dhe kujtimeve që ruan për ta. Mesazhi i saj përfundon me një fjali që përmbledh të gjithë dhimbjen e shprehur: “Edhe mungesa e tyre është prani”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?