Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
SHOWBIZ

“Nuk jam unë k*rva...!”/Roza Lati e indinjuar me komentet fyese vjen me një mesazh të fortë në rrjetet sociale

P
Piranjat 5 October 2026, 15:34 · 3 min lexim
“Nuk jam unë k*rva...!”/Roza Lati e indinjuar me komentet fyese

Roza Lati ka reaguar ashpër ndaj komenteve dhe etiketimeve fyese që, sipas saj, po i drejtohen në rrjetet sociale. Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja ka kërkuar që emri i saj të mos lidhet me skandale apo aludime ku, sipas saj, nuk ka pasur asnjë përfshirje.

Në reagimin e saj, Roza iu është drejtuar drejtpërdrejt personave që e kritikojnë: “Këtë SMS tani e kam për ju k*rvat. Meshkuj e femra. Që në çdo dalje timen në intervista, shani e fyeni.

Pa më njohur personalisht.” Më tej, moderatorja ka kundërshtuar etiketimet ndaj saj, duke shkruar: “Më quani prostutë e më quani kuve. Për çfarë? Se jam tip i shkathët? Se jam rebele? Se jam çapkenë? Se flas HAPUR? Se jam E SINQERTË?”

Roza ka përmendur edhe skandalet që kanë bërë bujë së fundmi, duke këmbëngulur se emri i saj nuk është përmendur në to: “Se për të parë s’keni parë gjë! Në të gjitha këto skandale: jo me Ad Hilara, jo me Ergys Agasra, jo me eskorta Burgjesh. E lexuat gjëkund emrin tim?”

Ajo ka vijuar me një tjetër pyetje drejtuar komentuesve: “Për çfarë e bëni një vajzë personazh publik k*rve??? Kur emri nuk i është përlyer ASNJËHERË në skandale seksuale? As publikisht as privatisht.” Moderatorja ka publikuar gjithashtu një prej komenteve që, sipas saj, ka marrë dhe i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë të drejtpërdrejtë:

“E ke gabim! Unë t’i vesh brekët ty në kokë me këtë tip që kam. Mos i ngatërroni gjërat.” Në reagimin e gjatë, Roza ka prekur edhe momente të vështira nga fëmijëria, duke shpjeguar se ato kanë ndikuar në mënyrën se si është formuar si person. “Unë jam rritur me trauma, kam parë dhunë e skena agresive që s’ja uroj asnjë fëmije! Dhe këtë tip që kam sot, e kam se kam kuptuar rëndësinë e jetës, që në fëmijëri. Sa e shtrenjtë është JETA.”

Në fund, ajo është rikthyer te mesazhi kryesor i reagimit të saj, duke kërkuar që emri dhe imazhi i saj të mos lidhen me histori ku, sipas saj, nuk ka qenë e përfshirë: “Ishte e nevojshme të reagoja. Ejjjjjj…. thirr mendjes!!! Nuk jam unë k*rva këtu mes nesh! As emrin e as fytyrën s’ma ke parë në asnjë skandal.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.