Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Në katër mujorin e parë të këtij viti qeveria shpenzoi 15.2 miliardë lekë në formën e investimeve kapitale, nga të cilat 3 miliardë lekë (27 milionë euro) ose rreth 20 për qind e financimit total shkoi për financimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora.
Por teksa financimet e qeverisë janë përqendruar në projekte me ndikim të kufizuar, aktualisht rruga nacionale Shkozet – Plepa që është infrastruktura kryesore e plazhit të Durrësit, Golemit e Kavajës, që është qendra kryesore pritëse në vend për turizmin e organizuar, aktualisht është gati e pakalueshme.
Përveç rëndësisë që ka për turizmin në Durrës, ky aks është strategjik për turizmin e Jugut, pasi nëpërmjet tij kalon i gjithë trafiku i lëvizjeve nga Veriu dhe Qendra e vendit, duke u bërë pikë kalimi për pjesën më të madhe të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Jo vetëm infrastruktura e zonës së Durrësit, por e gjithë qendrës së vendit është e mjerueshme aktualisht. Aksi Fushë-Krujë -Kamzë me vetëm dy korsi lëvizëse është bërë gati i pakalueshëm aktualisht nga amortizimi dhe gropat e mëdha të hapura në rrugë.
Autostrada Tiranë- Durrës e mbuluar me arna dhe me gropa nga mbikalimi i Rinasit në Durrës nuk është e denjë për një vend që po renditet në krye të listave për flukset e pritshme të turistëve.
Në listën e projekteve që kanë marrë financime edhe këtë vit u rendit jugu i vendit. Përveç tunelit të Llogorasë edhe rreth 620 milionë lekë (5.5 milionë ) euro shkuan sërish në Vlorë për financimin e By-passit dhe financimin e kostove lokale që duheshin për ndërtimin e tij.
Këtë vit buxhetor përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e infrastrukturës do të realizojë rreth 12 miliardë lekë (100 milionë euro) investime në ndërtim dhe sistemim rrugësh në akset nacionale të vendit.
Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 58% e kësaj shume rreth 7 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e punimeve në Tunelin e Llogorasë. Përveç 12 miliardë lekëve, një fond i veçantë prej 4.5 miliardë lekësh do të çelët nga buxheti i vitit 2023 për financimin e kontratave koncesionare.
Investimet publike në infrastrukturën rrugore janë përqendruar këto tre dekada në periferi, duke lënë territorin e qendrës së vendit ku është e përqendruar gati gjysma e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik pa infrastrukturë.
Vitet e fundit fondet buxhetore për rrugët kanë shkuar në jug të vendit, me aksin Kardhiq-Delvinë, Qukës-Qafë-Plloçe, Korçe-Ersekë dhe së fundmi tunelin e Llogorasë që për vite të tëra po marrin pothuajse të gjitha fondet e programuara për rrugët.
Por ndërkohë Tirana-Durrësi dhe Rinasi janë me infrastrukture të vjetruar dhe nuk i përgjigjet fluksit të udhëtareve. Zona Fushë-Krujë, Tiranë -Durrës gjendet me hendek në infrastrukturë, duke i bërë jo fisibël edhe investimet e bëra në akset periferike.
Në projektbuxhetin 2023 infrastruktura e qendrës së vendit është lënë pa financim, ndërkohë që projektet për rivitalizimin e saj kalojnë nëpër disa kontrata koncensionare PPP me kosto të larta dhe afate të gjata. As hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nuk po përparon, një projekt që sipas afateve fillestare pritej të përfundonte vitin e kaluar./MONITOR
“Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”. Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësu...
Ditët e fundit në rrjet janë hapur thashetheme se Luiz Ejlli i ka dhënë fund miqësisë me dy shokët e tij, Marion dhe J...
Shkodra ishte surpriza e këtyre zgjehdjeve, ku për herë të parë i besoi një kandidati socialist për të drejtuar bashki...
Një ndër ngjarjet më të bujshmë të show-bizzit shqiptar ishte mbyllja e Instagramit me më shumë se 700 mijë ndjek...
Të ardhurat e qeverisë u rritën më pak se shkalla zyrtare e inflacionit në muajin prill duke sinjalizuar shthurjen e administratë...
Misteri i postimeve të Mozzik me gjëra për bebe ka marrë fund. Ai publikoi në Instagram disa foto që kishin një emëru...
Hyrja e Jupiterit në Dem do të sjellë fat jo vetëm për këtë shenjë, por edhe pë Luanin, Akrepin dhe Ujorin të...
FRANCË- Këngëtarja që përfaqësoi Francën në Eurovision 2023, La Zarra nuk e ka pritur aspak mirë rezultatin e dob...
Teksa po përflitet gjerësisht në rrjet për një ftohje të marrdhënies mes Kiarës dhe Luizit pas daljes nga shtëpia...
TIRANË- Jupiteri, planeti i prosperitetit dhe zgjerimit, hyn në shenjën e Demit deri më 25 maj 2024. Ai do të sjellë shumë ...