Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol...
SOCIALE

Caktohet data/ Kur fillon viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

P
Piranjat13 July 2026, 19:36 · 2 min lexim
Caktohet data/ Kur fillon viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator. Sipas urdhrit të firmosur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisë, mësimi në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të mbyllet më herët, konkretisht më 4 qershor 2027, për t’i hapur rrugë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të mbahen në periudhën 7 deri më 28 qershor. Ndërkohë, pushimet dimërore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të nisin më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasin deri më 4 janar 2027. Për arsimin bazë janë parashikuar edhe pushime pranverore nga data 29 mars deri më 2 prill 2027.

Sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027. Edhe për arsimin profesional janë përcaktuar datat e nisjes së mësimit dhe të provimeve përfundimtare. Mësimi do të nisë më 14 shtator për shumicën e strukturave arsimore profesionale, ndërsa për disa programe të arsimit pas të mesëm, procesi mund të nisë deri në javën e tretë të tetorit.

Provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të niveleve të ndryshme do të zhvillohen përgjatë muajve maj dhe qershor, ndërsa Matura Profesionale do të mbahet në të njëjtën periudhë me Maturën Shtetërore, nga 7 deri më 28 qershor 2027.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.