Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla
KOSOVA

Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë

Persona të panjohur kanë depërtuar gjatë mbrëmjes së hënës në ambientet e kompanisë "M-Technologie”, në fshatin Lebanë të Prishtinës, nga

P
Piranjat24 November 2026, 14:49 · 1 min lexim
Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë

Persona të panjohur kanë depërtuar gjatë mbrëmjes së hënës në ambientet e kompanisë “M-Technologie”, në fshatin Lebanë të Prishtinës, nga ku kanë vjedhur mbi 275 mijë euro nga dy kasaforta.

Sipas raportimeve të Sinjalit, vjedhja ka ndodhur më 23 nëntor, në intervalin kohor nga ora 02:00 deri në 04:30.

Fillimisht, personat e dyshuar kanë thyer derën kryesore të objektit, ndërsa më pas kanë hapur me forcë edhe tetë dyer të zyrave të ndryshme, duke dëmtuar gjithsej nëntë dyer.

Nga kasaforta në zyrën e zëvendësdrejtorit janë marrë rreth 100 mijë euro, ndërsa nga kasaforta në zyrën e kontabilitetit janë vjedhur 175 mijë e 300 euro.

Vlera e përgjithshme e parave të vjedhura arrin në 275 mijë e 300 euro.

Kujtojmë se kompania “M-Technologie” aksionarë të saj janë familjarë të Behgjet Pacollit, Osman Pacolli, Sefedin Pacolli, Rrahim Pacolli, Afrim Pacolli, Islam Pacolli dhe Rrustem Pacolli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.