Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç!
SOCIALE

Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara

Shenjat paralajmëruese të një infarkti apo goditjeje në tru mund të shfaqen deri në 30 vite përpara se këto ngjarje

P
Piranjat24 November 2026, 14:44 · 3 min lexim
Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen

Shenjat paralajmëruese të një infarkti apo goditjeje në tru mund të shfaqen deri në 30 vite përpara se këto ngjarje të ndodhin. Ky është përfundimi i një studimi të ri shkencor, i cili sugjeron se rreziku për sëmundjet kardiovaskulare mund të identifikohet shumë më herët nga sa mendohej.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Vetëm gjatë vitit 2022, rreth 19.8 milionë njerëz humbën jetën nga infarkti, goditja në tru apo probleme të tjera të zemrës.

Studiuesit nga Universiteti i Edinburgut ndoqën për afro 30 vite gjendjen shëndetësore të rreth 114 mijë personave, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga sëmundje të zemrës. Gjatë kësaj periudhe, afro 17 mijë prej tyre pësuan infarkt, goditje në tru ose humbën jetën për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open, zbuloi se te personat që më vonë zhvilluan probleme të zemrës, disa faktorë rreziku ishin të pranishëm shumë vite përpara ngjarjes. Një prej tyre ishte tensioni i lartë i gjakut, veçanërisht presioni sistolik, i cili rezultonte vazhdimisht më i lartë krahasuar me personat që nuk zhvilluan sëmundje kardiovaskulare.

Një tjetër tregues i rëndësishëm ishin ndryshimet në biomarkerët e gjakut. Studiuesit vunë re se ndryshimet në nivelin e NT-proBNP, një proteinë që përdoret për vlerësimin e problemeve të zemrës, mund të evidentoheshin deri në 10 vite përpara shfaqjes së tyre.

Edhe funksioni i veshkave, mungesa e aktivitetit fizik, diabeti dhe indeksi i lartë i masës trupore rezultuan ndër faktorët që lidhen me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas Bryan Williams, drejtues shkencor dhe mjekësor i British Heart Foundation, shumica dërrmuese e infarkteve dhe goditjeve në tru mund të parandalohen, por problemi qëndron te fakti se shumë njerëz nuk e kuptojnë se janë në rrezik deri në momentin kur është tepër vonë.

Gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë mjekët të identifikojnë më herët personat që kanë rrezik të lartë për të zhvilluar probleme kardiovaskulare. Kontrolle të thjeshta, si matja e tensionit apo analizat e gjakut, mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të këtyre rreziqeve.

Studiuesit theksojnë se ndërhyrja në kohë, përmes ndryshimeve në stilin e jetesës dhe trajtimit të duhur mjekësor, mund të ulë ndjeshëm rrezikun dhe të parandalojë ngjarje të rënda kardiovaskulare.

Megjithatë, autorët nënvizojnë se studimi nuk analizon dallimet e rrezikut sipas përkatësisë etnike dhe se nevojiten kërkime të mëtejshme.

Kujdesi për zemrën nuk duhet të nisë vetëm kur shfaqen simptomat. Kontrolli i rregullt shëndetësor dhe identifikimi i faktorëve të rrezikut që në moshë të re mund të jenë vendimtarë për parandalimin e infarktit dhe goditjes në tru. /skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.