SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në ...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në ...
Duane “Keffe D” Davis, ish-lider i bandës kriminale South Side Compton Crips, është dënuar me të paktën 40 vite burg p...
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë rifilluar rritjen, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme po...
Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiran&...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka reaguar pas protestës së djeshme studentore para Ministrisë së Arsimit që zgjat...
Të paktën pesë punonjës të medias raportuan dhunë, kërcënime dhe pengim të punës nga efektivët e Polici...
Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – kë...
Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor. ...
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve në protestën para Ministrisë së Arsi...
Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori...

Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur politikat sociale duke lënë në mëshirë të fatit mijëra familje me pensione të ulëta dhe me ndihme ekonomike.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tre vitet e fundit nga 2023 në 2025 numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike ka rënë me 21 për qind. Vitin e kaluar rezultonin 43,648 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga 55,410 të tilla në vitin 2023. Por në vend që të rritej pagesa për familjet ekzistuese, qeveria vendosi të shkurtojë fondet për ndihmën duke lënë të pandryshuar masën e përfitimit mujor prej 7253 lekësh.
Fondi i ndihmës ekonomike u ul nga 4,8 miliardë lekë në vitin 2023 në 3,8 miliardë lekë vitin e kaluar me tkurrje gjithashtu 21%. Ndërsa numri i familjeve dhe fondi janë reduktuar, vlera e përfitimit për familje është 7.253 lerë në vitin 2025 pothuajse në të njëjtin nivel më dy vite më parë. Kjo do të thotë se ulja e fondit është reflektuar kryesisht në numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë, dhe jo në përfitime më të larta që merr secila familje.
Krahasimi me standardin ndërkombëtar e bën edhe më të dukshëm nivelin e ulët të kësaj pagese. Banka Botërore ka vendosur 8,30 dollarë në ditë për person, me çmime dhe paritet të fuqisë blerëse të vitit 2021, si pragun e varfërisë për vendet me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Pragu prej 8,30 dollarësh nënkupton 58,10 dollarë në javë ose rreth 249 dollarë në muaj për person. Ndërsa pagesa mesatare e ndihmës ekonomike në Shqipëri është vetëm 7.253 lekë në muaj për familje, çka do të do të thotë se qeveria i trajton pjesën më të varfër të popullsisë në mënyrë aspak dinjitoze dhe shume poshtë standardit të mbijetesës.
Shqipëria nuk e ka të përcaktuar pragun kombëtar të varfërisë, por me rritjen e kostove të jetesës sidomos pas pandemisë, pagesa prej 7,2 mijë lekësh në muaj nuk mbulon as faturat mujore të energjisë dhe ujit dhe as nuk mjafton për të përmbushur as nevojat bazike të jetesës.
Partnerët ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet rutine për Shqipërinë kanë rekomanduar forcimin e mbrojtjes sociale dhe një rishpërndarje me të balancuar nga të ardhurat që po gjeneron rritja ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se përkundrazi pjesa më e varfër e shoqërisë nuk po përfiton aspak nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave buxhetore./Monitor
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë përbëjnë pjesën më të madhe të masave administra...
Të rinjtë në Shqipëri po ndryshojnë prioritetet në zgjedhjen e partnerit, duke i kushtuar më pak rëndësi virgjë...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve të Bashkisë, pas...
Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke kundërshtuar ndërtim...
Qytetarët do të mund të blejnë një sërë produktesh të shportës me çmime të reduktuara deri në 40%,...
Me baltë,me pellgje uji, me kanale të pambyllura dhe me puseta të hapura. Kjo është gjendja në fshatin Rrushkull të Bashkis&e...
Pagat e mësuesve në Evropë ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin, me diferenca që arrijnë pothuajse kat&eum...
Teksa jemi ne sezonin e vjeshtës dhe ka mbetur pak kohe për të hyrë në sezonin e dimrit ku temperaturat ulen ndjeshëm në qa...
Bashkitë shqiptare vazhdojnë të mbështeten në masë të konsiderueshme te financimet e qeverisë qendrore, ndërsa t&eu...