SOCIALE

Inflacioni bazë bie në nivelin më të ulët që prej vitit 2021

M.B. Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 15:14
Inflacioni bazë bie në nivelin më të ulët që prej
Foto ilustruese

TIRANA- Inflacioni bazë po vijon rënien dhe tashmë ndodhet në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit. Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, në muajin maj inflacioni bazë zbriti në 2.33%, nga 3.2% që ishte në fund të vitit të kaluar dhe 5.41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e inflacionit bazë është më e ulëta që prej tetorit 2021.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Tashmë, inflacioni bazë është shumë afër nivelit të inflacionit të shportës së plotë çmimeve të konsumit, që sipas INSTAT për muajin maj ishte 2.2%. Rënia e inflacionit bazë është një tregues domethënës për kursin e pritshëm të politikës monetare. Nëse kjo tendencë do të vazhdojë, së shpejti edhe Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë rikthimin në kahun lehtësues të politikës monetare dhe uljen e normave të interesit. Aktualisht, Shqipëria ka një normë interesi në nivelin 3.25%, ende ndër më të ulëtat në Europë.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe pjesërisht çmimet e administruara të energjisë bënë që vala inflacioniste në Shqipëri të ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Europës. Mes të tjerash, kjo mundësoi edhe një shtrëngim më të vogël monetar dhe mbajtjen e normave relativisht të ulëta të interesit. Tashmë, rënia e inflacionit ka filluar të reflektohet edhe në politikat e bankës qendrore. Në dy muajt e fundit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të ndaluar forcimin e mëtejshëm të lekut dhe po e mban kursin e këmbimit të euros pothuajse të fiksuar, pak sipër nivelit të 100 lekëve.

Pas mbledhjes së fundit, në muajin maj, Këshilli Mbikëqyrës shprehej se presionet e brendshme inflacioniste ngeleshin ende shqetësuese dhe se rënie e inflacionit në pjesën e parë të këtij viti i detyroheshin kryesisht uljes së çmimeve të importit. Rritja e pagave gjithashtu dha shenja ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos për sektorin privat. Rënia e komponentit bazë të inflacionit mund të jetë sinjal që e bën më të afërt shtrirjen e politikave lehtësuese edhe në instrumentin më konvencional, të normave të interesit.

Nga ana tjetër, ekonomia në pjesën e parë të këtij viti po regjistron ritme të larta të rritjes së kreditimit. Për katërmujorin e parë të vitit, kredia e re për ekonominë arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në veçanti për monedhën vendase, kredia e re shënoi një rritje shumë më të lartë, me 64%.

Një ulje e normave të interesit mund t’i japë shtysë të mëtejshme kreditimit, por, megjithatë, një rritje e shpejtë e kreditimit nuk është pa rreziqe. Raporti i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë në muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues u rrit në 4.82%, nga 4.64% që kishte qenë për muajin mars. Kjo ishte rritja e parë e raportit të kredive me probleme që prej muajit janar.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rritja e raportit të kredive me probleme duket të jetë kryesisht efekt i rritjes së normave të interesit në euro. Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht në segmentin e individëve.

Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona janë vlerësuar me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, në janar të këtij viti, FMN i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar, të orientuar kryesisht drejt frenimit të ritmeve të kreditimit për pasuri të paluajtshme.

Një rekomandim i posaçëm në këtë drejtim vjen edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, që në projektrezolutën e këtij viti i kërkon Bankës së Shqipërisë të monitorojë me kujdes përqendrimin në rritje të kreditimit të lidhur me sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe të nxisë zbatimin e plotë nga bankat të rregullores “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredi dhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”./ Monitor

inflacioni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë