SOCIALE

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë, ja shembujt

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 08:18

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes

Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve. Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.

Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime. Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.

Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026. Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.

Si do të rillogaritet tatimi

Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë. Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët. Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.

Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor. Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimi

Shembull

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë. Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur). Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë