SOCIALE

Sektori bankar u zgjerua me 19 miliardë lekë në tremujorin e parë

M.B. Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 11:29
Sektori bankar u zgjerua me 19 miliardë lekë në tremujorin e
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit mars arriti në 1.984 trilionë lekë, rreth 19 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2023. Sektori gjithashtu vazhdon rritjen vjetore pozitive, me një zgjerim të totalit të aktiveve prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë tremujorit të parë të vitit, dy grupet kryesore të aktiveve, kredia dhe letrat me vlerë kanë vazhduar rritjen, ndërsa rënie ka regjistruar grupi i aktiveve që klasifikohen në zërin e veprimeve me thesarin dhe ndërbankare.

Portofoli bruto i kredisë (pa zbritur provigjionet për kreditë me probleme) në fund të tremujorit të parë të vitit kishte vlerën e 755.5 miliardë lekëve. Portofoli i kredisë është rritur me 2.7% që nga fillimi i vitit dhe me 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e lartë gjatë tremujorit të parë është shënuar në segmentin e kredisë afatgjatë dhe veçanërisht të asaj për financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme. Përshpejtimi i rritjes së portofolit në tremujorin e parë të këtij viti reflekton rritjen e shpejtë të kredisë së re gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në monedhën vendase.

Ndërkohë, vlera e fondit të provigjioneve për huatë (që llogariten si zë negativ në tabelën e aktiveve) nuk ka pësuar ndryshime domethënëse gjatë tremujorit të pare të vitit, element që tregon se bankat nuk kanë pasur përkeqësim në cilësinë e portofolit të kredisë.Rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit kanë shënuar edhe investimet në letra me vlerë. Portofoli i titujve ka arritur në vlerën e 701.8 miliardë lekëve, 2.8% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2023 dhe 16.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në veçanti, rritja e normave të interesit në euro ka nxitur rritjen e investimeve të sektorit bankar në instrumentet financiarë të subjekteve të huaja. Kjo tendencë ka qenë e dukshme vitin e kaluar, ndërsa duket se po vazhdon edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Në dy vitet e fundit, Banka Qendrore Europiane ka ndjekur një linjë agresive të shtrëngimit monetar, duke e rritur normën bazë të interesit nga 0 në nivelin 4.5%. Kjo ka sjellë edhe rritje të normave të interesit për instrumentet financiare të borxhit të emetuara në monedhën Euro. Përfundimi i epokës së normave të interesit afër zeros natyrshëm i ka joshur bankat që të rrisin investimet në instrumente financiare me kthime më të larta.

Në strukturën e bilancit sipas valutës, kontributin kryesor në rritjen e tremujorit të parë të vitit e kanë dhënë aktivet në valutë. Nga rreth 19 miliardë lekë që ishte shtesa në totalin e aktiveve gjatë tremujorit I, më shumë se 14 miliardë lekë ishin aktive në valutë të huaj. Kjo duket se reflekton tendencat në strukturën e pasiveve, ku depozitat në valutë të huaj vazhdojnë të regjistrojnë një rritje më të lartë se ato në lekë.

Megjithatë, me bazë vjetore pesha e aktiveve në valutë ndaj totalit të aktiveve të sistemit ka pësuar rënie. Aktivet në valutë të huaj në fund të muajit mars të këtij viti përbënin 51.2% të totalit të aktiveve të sektorit bankar, nga 53.2% një vit më parë. Por, kjo rënie është kryesisht rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie me më shumë se 9% në fund të muajit mars./ Monitor

banka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë