Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan përsëri rënie në ankandin e parë të muajit maj dhe aktualisht kanë zbritur pranë niveleve të gushtit të vitit të kaluar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 3.75%, nga 3.82% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Që prej fundit të vitit të kaluar, yield-i mesatar i bonove 12-mujore ka rënë me 1.7 pikë përqindje.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë stopoi rritjet e shpejta e të normës bazë të interesit, duke parë sinjalet rënëse të inflacionit. Ky frenim më në fund e qetësoi tregun financiar dhe solli një korrektim në ulje të yield-eve, që deri në nëntor 2022 ishin rritur me ritme më të shpejta se norma bazë e interesit.
Por, rënia e yield-eve vazhdoi edhe pasi Banka e Shqipërisë iu kthye lëvizjeve shtrënguese të politikës monetare dhe rriti normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje në muajin mars të këtij viti. Vijimi i rënies së yield-eve mund të shpjegohet me likuiditetin e lartë në treg dhe me kërkesën e lartë të investitorëve në ankande.
Në ankandin e kësaj jave, vlera totale e kërkesave të paraqitura arriti në 14.3 miliardë lekë, nga 9 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë, pro rata (pjesa e pranuar) e kërkesave konkurruese rezultoi tejet e ulët, në nivelin 3.79%.
Ndryshimi vjetor në yield-et e bonove 12-mujore tashmë është në nivelin 1.45 pikë përqindje, nga një maksimum prej pothuajse 4.2 pikësh përqindje që shënonte në nëntor të vitit të kaluar. Rritja e yield-eve në 12 muajt e fundit është ndjeshëm më e ulët se rritja me dy pikë përqindje e normës bazë të interesit.
Përveçse për qeverinë shqiptare, rënia e yield-eve në muajt e fundit është një lajm i mirë edhe për huamarrësit që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi në lekë, për të cilat treguesi më i zakonshëm benchmark është yield-i i bonove 12-mujore.
Tashmë, duket se pritshmëritë e tregjeve për rritje të mëtejshme të normave të interesit në afatin e shkurtër janë zbehur ndjeshëm. Inflacioni në muajin mars zbriti për të pestin muaj radhazi, në nivelin 5.3%. Për të njëjtën periudhë, edhe inflacioni bazë pësoi gjithashtu rënie, në nivelin 6.5%.
Paralelisht, monedha vendase ndodhet në pozita mjaft të forta në kursin e këmbimit me valutat e partnerëve kryesorë tregtarë. Veçanërisht, euro ka prekur nivelet më të ulëta historike dhe ndodhet pranë nivelit të 111 lekëve. Inflacioni në rënie nga njëra ana dhe forcimi i paprecedent i monedhës vendase nga ana tjetër për momentin paralajmërojnë ruajtjen e nivelit aktual të normës bazë të interesit nga banka qendrore.
Analistët financiarë mendojnë se norma bazë pritet të qëndrojë në nivelin aktual për tremujorin e dytë të vitit, ndërsa vetëm në gjysmën e dytë të tremujorit të tretë mund të pritet një rifillim i rritjes, në varësi të informacioneve të reja. /MONITOR
Shqipëria e femrave në futboll mëson tre skuadrat kundërshtare në Ligën e Kombeve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima do ...
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dyt&eu...
ZVICER - Pas disa aventurash në Sion, Mario Balotelli u mërzit edhe me koleksionin e tij të makinave. Prandaj, arsyeja pse ai tashmë ...
Olta dhe Luizi janë konsideruar si “armiq” në Big Brother, por me daljen e aktores nga shtëpia duket se gjërat kanë ndrys...
Teksa pak kohë na ndajnë nga finalja e BBV, Luizi dhe banorët kanë filluar të flasin për pritshmëritë me njëri-tj...
Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr por jo si zakonisht. Ajo mori një batanije, u mb&...
Teksa të gjithë politikanët janë fokusuar tek zgjedhjet e 14 Majit, duket se nënkryetari i partisë së Ilir Metës, Petr...
Mijëra skenaristë të televizioneve dhe filmave të Hollivudit do të dalin në grevë të martën, pasi bisedimet e fun...
TIRANE- Qeveria ka dërguar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e kriterit të zotërimit të gju...
Rritja historike e çmimeve të ushqimeve pas luftës në Ukrainë ka kthyer vëmendjen nga sektori i bujqësisë në t&...