Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq grupin e kokainës në Fier/ Kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë mbi 2 mln €

P
Piranjat 6 November 2026, 15:55 · 4 min lexim
SPAK çon në gjyq grupin e kokainës në Fier/ Kërkon

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq procedimin pasuror ndaj Nikolin Gjolenës, Klevent Gjolenës dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta, në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Prokuroria kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, me vlerë tregu mbi 2 milionë euro.Sipas SPAK, nga hetimet pasurore ka rezultuar se pasuritë objekt të kërkesës për konfiskim janë në zotërim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, familjarëve dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Në emër të tyre janë identifikuar 16 pasuri të paluajtshme, konkretisht 3 apartamente dhe 2 garazhe në Tiranë, si dhe 3 njësi tregtare e 8 apartamente në Durrës.

Pasuritë në Tiranë ndodhen kryesisht në rrugën “Shinasi Dishnica”, ndërsa ato në Durrës janë në lagjen 13, zona e Plazhit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për:

Apartament me sipërfaqe 75.7 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 69.8 m², me vlerë 48,860 euro, në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Apartament me sipërfaqe 68.85 m², në zonën kadastrale 8130, Tiranë.

Garazh me sipërfaqe 40.3 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Garazh me sipërfaqe 40.3 m², në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.

Njësi tregtare me sipërfaqe 165 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Njësi tregtare me sipërfaqe 100 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Njësi tregtare me sipërfaqe 60 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 91.6 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 88.5 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 76.8 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 76 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 71.2 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 70 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

 
Apartament me sipërfaqe 62 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

Apartament me sipërfaqe 60.5 m², në lagjen 13, Plazh, Durrës.

SIpas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se për financimin e disa prej këtyre pasurive janë kryer pesë transferta monetare në shuma të konsiderueshme, në vlerën totale prej 42,942 dollarësh dhe 404,733 eurosh.

Sipas SPAK, transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

Bazuar në veprimet hetimore dhe ekspertimin kontabël, Prokuroria ka arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, se Nikolin Gjolena, Klevent Gjolena dhe personat e lidhur me ta nuk kanë arritur të provojnë ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura për krijimin e këtyre pasurive.

Vlera e pronave në momentin e nënshkrimit të kontratave llogaritet në rreth 1 milion euro, ndërsa sipas çmimeve aktuale të tregut, ajo arrin në mbi 2 milionë euro.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e paligjshme nga subjektet e tjera të proceduara dhe personat e lidhur me ta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.