Bjellorusia, testi zyrtar për trajnerin Maran: Shqipëria më emocionon dhe më bën krenar

Në konferencën për shtyp, Maran pritet të zbulojë më shumë për mënyrën se si do ta ndërtojë skuadrën, zgjedhjet që ka në dispozicion dhe qasjen ndaj një kundërshtari që Shqipëria duhet ta përballojë me shumë kujdes, por edhe me ambicien për të nisur me fitore.
Përgatitjet: "Bjellorusia është një skuadër kompakte dhe po ecën shumë mirë. Kemi shumë respekt për ta. Përtej kësaj, unë jam mësuar të përgatis dhe të përqendrohem te skuadra ime. Kemi punuar shumë mirë, sepse kemi gjetur menjëherë stimujt e duhur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua."
Formacioni dhe dyshimet: “Është e vërtetë që nesër fillon aventura ime si trajner i Shqipërisë dhe kjo më emocionon dhe më bën krenar. Të bën të japësh edhe më shumë se në kushte normale. Kemi pasur disa probleme fizike me disa lojtarë, por, përpos kësaj, kushdo që do të futet në fushë do të japë maksimumin. Unë kam shumë besim.”
Asllani: “Meqë disa lojtarë nuk ishin në kushtet optimale, kam provuar shumë alternativa. Asllani dhe Shehu sot do të stërviten normalisht. Kemi provuar shumë alternativa dhe kemi punuar shumë. Ishte një javë impenjative, kështu e kërkova unë dhe ata m’u përgjigjën shumë mirë. Jam optimist se të gjithë do të rikuperohen, ndoshta jo për 90 minuta, por do t’i kemi si alternativa.”
Mendimi për lojtarët: “Sigurisht, tani i njoh shumë mirë. Kam fatin që, përveç grumbullimit, gjatë këtyre muajve jam takuar dhe kam pasur kontakte me ta. Tani situata është ndryshe nga fillimi. Mund të them se tashmë i njoh më mirë karakteristikat e secilit, të cilat nuk i dija më parë. Por duhet të dini se lojtarët ndryshojnë, ka lojtarë që kalojnë momente të ndryshme, si për mirë, ashtu edhe jo për mirë. Nuk mund të përmend emra të veçantë. Unë kam grumbulluar ata që ishin në gjendje më optimale dhe më të përshtatshëm për zgjedhjet e mia. Kam punuar shumë për këtë, ju siguroj.”
Bjellorusia: “Bjellorusia vjen nga një periudhë shumë e mirë, me gjashtë ndeshje radhazi me rezultate pozitive, por kjo për ne duhet të jetë thjesht një stimul. Ne e respektojmë, por duhet të jemi më të vendosur për rezultatin tonë. Gjatë ndeshjes, sigurisht që ka momente dhe alternativa të ndryshme për të ndërhyrë. Ne kemi punuar për të qenë gati në shumë plane. Një ndeshje nuk fillon dhe mbaron asnjëherë njësoj dhe ne jemi të përgatitur për këtë.”
Lexo edhe
SPORT
Havertz dhe Musiala largohen nga grumbullimi i Gjermanisë, Klopp thërret Wirtz

Shqipëria kërkon të thyejë mallkimin e 5 humbjeve radhazi, të shtunën sfidon Bjellorusinë

Barcelona do të investojë mbi 500 milionë euro për “Camp Nou”-n e ri

Amorim zbulon rolin ideal të Rabiot: Mesfusha qendrore, zgjedhja më e mirë

Zidane po e mbulon, por në Francë janë të sigurt se marrëdhënia e Mbappe me Dembelen është e tensionuar





