
Viti 2026 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Manchester City. Pas tre ndeshjeve radhazi pa fitore, të gjitha të mbyllura në barazim, skuadra e Pep Guardiolës vazhdon të japë ndjesinë e një ekipi që prodhon shumë lojë, por nuk arrin ta konkretizojë në rezultate. Edhe përballë Brighton, “qytetarët” u ndalën në shifrat 1-1, duke humbur mundësinë për t’u afruar më shumë me kryesuesit.
Barazimi i fundit i ka lejuar përkohësisht City-t të ngushtojë diferencën me Arsenalin, por “Topçinjtë” mund ta rikthejnë sërish distancën deri në tetë pikë nëse fitojnë ndaj Liverpoolit. Më herët, City kishte barazuar 0-0 me Sunderland dhe kishte pësuar gol në minutat e fundit kundër Chelseat, duke lënë pikë të rëndësishme rrugës.
Një problem që po përsëritet është shpërdorimi i rasteve, sidomos në fundin e ndeshjeve. Edhe ndaj Brighton, City krijoi disa mundësi të pastra, por pa arritur t’i shfrytëzojë. Pep Guardiola e pranoi hapur këtë situatë pas ndeshjes, duke theksuar se mungon efikasiteti para portës.
“Luajmë mirë, krijojmë shumë raste, por nuk shënojmë. Nuk është faji i një lojtari të vetëm, por i gjithë repartit ofensiv”, u shpreh tekniku katalanas.
Guardiola hodhi poshtë krahasimet me sezonin e kaluar, duke insistuar se ekipi aktual ka më shumë energji, intensitet dhe dëshirë për lojë. Megjithatë, ai pranoi se pa fitore nuk mund të flitet për objektiva madhorë. “Nëse nuk fitojmë, nuk mund të mendojmë për titullin”, tha ai me realizëm.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
8 Janar15:15
Jo vetëm në Itali, zgjerohet lista e skuadrave të interesuara për Kristjan Asllanin
Jo vetëm ekipet italiane. Kjo merkato janari pritet të jetë e gjatë e me tepër zhvillime për mesfushorin e kombëtares ton&e...
SPORT
8 Janar14:51
Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon edhe nënshkrimin me portierin Klajdi Kuka
Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon ardhjen e një tjetër futbollisti në radhët e tij dhe bëhet fjalë për portierin Kl...
SPORT
8 Janar14:20
Pas dëmtimit të gjatë, e ardhmja e De Bruyne te Napoli në dyshim/ Arabia Saudite dhe Botërori vendosin fatin e belgut
Dëmtimi i zgjatur i Kevin De Bruyne ka hapur diskutime mbi të ardhmen e tij te Napoli, ndërsa interesimi nga Arabia Saudite dhe afrimi i Kup&eu...
SPORT
8 Janar13:38
NOTA/ I mungoi prekja fituese ndaj United, por Broja mbetet pikë referimi te Burnley
Titullar dhe 76 minuta në lojë, pikë referimi në fazën sulmuese tek Burnley. Më në fund, Broja është rikthyer n&e...
SPORT
8 Janar13:11
Trajneri Alonso: Superkupa, prioritet absolut për Realin
Me një mendim të qartë në kokë, me një vendosmëri për tu adimiruar Çabi Alonso ka folur me tone të qeta, p...
SPORT
8 Janar12:31
Arsenal-Liverpul, supersfida e javës në Premier Ligë me rëndësi të veçantë
Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli, kur kampionët në fuqi të Premier Li...
SPORT
8 Janar12:11
Vlahovic “djeg” etapat, gati për sfidën me Inter, Juve bllokon merkaton
Juventus mund të rigjejë Dusan Vlahovic më shpejt se sa parashikohej.
Sulmuesi serb ka “djegur” etapat e rikuperimit dhe mund t&eu...
SPORT
8 Janar10:45
Notat/ Gjimshiti udhëheq Atalantën, rikthehet Hysaj, Torino “fshin” Asllanin
Me Gjimshitin titullar dhe 90-minuta në fushë, Atalanta doli me 3 pikë nga transferta përballë Bologna-s, një sukses 0-2 i vendo...
SPORT
8 Janar10:35
Presidenti i Lacios, Lotito shpërthen sërish ndaj arbitrave: A duhet të marr një mitraloz dhe t’i qëlloj të gjithë?
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka shpërthyer sërish ndaj arbitrave pas barazimit 2-2 me Fiorentinën.
“Kur ndodhin një sër...
SPORT
8 Janar10:05
U shfaq me filxhanin që mbante logon e rivalit historik, trajneri i klubit të Premier Ligës tërbon tifozët
Një gabim në dukje i parëndësishëm është shndërruar në një sensacion mediatik më të diskutuesh&eum...