Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! (Dëshmitë në SPAK... Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar
SPORT

Media austriake: Kombëtarja jonë shpëton me barazim në Kosovë

P
Piranjat 5 October 2026, 13:58 · 2 min lexim
Media austriake: Kombëtarja jonë shpëton me barazim në

Austria ka shpëtuar me një barazim 1:1 në përballjen me Kosovën në Prishtinë, ndërsa transmetuesi publik austriak ORF e ka përshkruar ndeshjen si një takim ku përfaqësuesja e tyre rrezikoi të largohej pa pikë.

Në raportimin pas ndeshjes, ORF e ka titulluar lajmin: “Kombëtarja austriake shpëton me barazim në Kosovë”.

Sipas ORF-së, Kosova ishte skuadra më aktive në pjesën e dytë dhe kaloi në epërsi në minutën e 70-të, kur Fisnik Asllani realizoi për 1:0. Vetëm pak minuta më vonë, Kosova ishte pranë dyfishimit. Milot Rashica goditi shtyllën, ndërsa Austria u shpëtua edhe nga pritjet e portierit Alexander Schlager.

ORF thekson se Austria e gjeti golin e barazimit në minutën e 85-të përmes Christoph Langut, i cili në debutimin e tij me Kombëtaren realizoi golin që i siguroi ekipit austriak një pikë në Prishtinë.

Transmetuesi austriak veçon edhe paraqitjen e Edon Zhegrovës, duke theksuar vështirësitë që Konrad Laimer pati në përballjen me anësorin kosovar. Sipas ORF-së, Laimer shpesh ishte në disavantazh ndaj Zhegrovës, i cili me lëvizjet dhe teknikën e tij krijoi probleme për mbrojtjen austriake.

Në fund, ORF vlerëson se Austria mbeti në krye të grupit, por Kosova kishte mundësinë për ta marrë fitoren dhe për t’u shpërblyer me tri pikë pas paraqitjes së saj në pjesën e dytë.

Portieri Alexander Schlager, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Austrisë në këtë takim, e pranoi vështirësinë e ndeshjes, duke theksuar se nuk është e lehtë të luash në Prishtinë.

Kështu, sipas ORF-së, Austria mund të jetë e kënaqur me pikën e marrë në “Fadil Vokrri”, ndërsa Kosova mbetet me keqardhjen për rastet e humbura që mund t’i kishin siguruar fitoren. /KosovaPress

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.