Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi
SPORT

Bushi: Kemi lojtarë të rinj, dy prej tyre dua t’i cilësoj si e ardhmja e futbollit shqiptar

P
Piranjat 5 October 2026, 13:35 · 2 min lexim
Bushi: Kemi lojtarë të rinj, dy prej tyre dua t’i cilësoj

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, me fillim nga ora 15:30.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Alban Bushi ka folur për grupin e lojtarëve të grumbulluar, duke vënë në pah moshën e re të skuadrës dhe disa prej talenteve që kanë bërë përshtypje gjatë seancave stërvitore.

 Bushi veçoi në mënyrë të veçantë Kullën, i datëlindjes 2008, dhe Huqin, i vitit 2007, të cilët sipas tij kanë treguar cilësi dhe potencial për të ardhmen e futbollit shqiptar.


“Kishim shumë lojtarë të rinj dhe me moshë të vogël. Dy prej tyre dua t’i cilësoj si e ardhmja e futbollit shqiptar, Kulla dhe Huqi, sepse më kanë surprizuar në stërvitje”, u shpreh Bushi.
Trajneri kuqezi bëri të ditur gjithashtu se të dy talentet pritet të kenë hapësirën e tyre ndaj Ukrainës. Njëri prej tyre do ta nisë takimin nga minuta e parë, ndërsa tjetri mund të aktivizohet gjatë pjesës së dytë.

Sfida ndaj Ukrainës do t’i shërbejë Shqipërisë U-21 për të testuar elementët e rinj dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve që synojnë të bëhen pjesë e rëndësishme e ekipit në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.