Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
SPORT

Ndërron jetë legjenda e Çiklizmit! Spanjolli Ángel Arroyo mbylli sytë në moshën 70-vjeçare 

P
Piranjat 5 October 2026, 12:52 · 2 min lexim
Ndërron jetë legjenda e Çiklizmit! Spanjolli Ángel

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare legjenda e çiklizmit spanjoll, Ángel Arroyo. Bashkia e Avilës ka shpallur dy ditë zie në nderim të tij, ndërsa Arroyo do të kujtohet gjithmonë si një prej figurave që i sollën lavdi çiklizmit spanjoll.

Ángel Arroyo, një prej figurave më të rëndësishme të çiklizmit në Spanjë, ndërroi jetë në moshën 70 vjecare pas betejës me një sëmundje të pashërueshme. Lajmi u konfirmua nga bashkia e Avilës, e cila shpalli dhe dy ditë zie zyrtare. 

Arroyo u bë protagonist në Tour De Francë në  vitin 1983, kur përfundoi i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, duke fituar ngjitjen legjendare të Puy de Dôme. Një vit më vonë, ai fitoi edhe një etapë në Morzine dhe e mbylli Tour-in në vendin e gjashtë.

Ishte një periudhë kur çiklizmi spanjoll po rifitonte besimin se mund të përballej sërish me më të mirët e Francës, Belgjikës dhe Italisë, përpara epokës së Pedro Delgado dhe Miguel Indurain.

Por karriera e Arroyo-s pati edhe një kapitull të dhimbshëm. Në Vuelta a España 1982, ai e përfundoi garën me fanellën e liderit, por më pas u penalizua për një test pozitiv dopingu dhe humbi fitoren. Profesionist nga viti 1979 deri në 1989, Arroyo fitoi etapa në Tour dhe Vuelta, si dhe gara të rëndësishme në Spanjë.

Pas tërheqjes, në moshën vetëm 32-vjeçare, jeta nuk i rezervoi privilegjet e një ish-kampioni. Pa kursime dhe pa një pension të sigurt, ai hapi lavazhe makinash dhe vazhdoi të punonte deri në moshë të madhe.

Megjithatë, biçikleta nuk u largua kurrë nga jeta e tij. Falë saj dhe talentit të jashtëzakonshëm, Arroyo do të mbahet mend si çiklisti legjendar I Spanjës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.