VIDEO/ “Ku ka qiell e tokë, aty jam unë”-Lulzim Caka udhëtonte lirisht në Zvicër dhe sfidonte policinë
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...

Njëzet vjet pas “Torino 2006”, Italia rikthehet në qendër të vëmendjes së botës sportive me Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Aktiviteti do të nisë zyrtarisht sot në orën 20:00, me një risi absolute: një ceremoni hapjeje e zhvilluar njëkohësisht në dy vende – në stadiumin ikonik “San Siro” në Milano dhe në sfondin historik të “Cortina d’Ampezzo”. Një debutim i dyfishtë që pasqyron natyrën “të shpërndarë” të këtij edicioni, i cili do të përfshijë gjithë harkun alpin.
HARTA E GARAVE
Në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” do të zhvillohen gjithsej 11 disiplina sportive. Programi garues, i cili do të shënojë edhe debutimin absolut të skialpinizmit, do të shpërndahet mes Lombardisë, Venetos dhe Trentino-Alto Adige. Kështu në Milano dhe Valtellina do të zhvillihen disiplinat: hokej mbi akull, patinazh, “freestyle” dhe ski alpine për meshkuj në pistën legjendare “Stelvio di Bormio”. Në Cortina d’Ampezzo do të garohet në ski alpine për femra dhe garat e shpejtësisë në pista (bob, skeleton dhe slitë). Ndërsa Dolomitet dhe luginat alpine do presin biatlonin në Anterselva, ndërsa Val di Fiemme do të jetë qendra e kërcimit me ski, kombinimit nordik dhe skive të fondit.
SHQIPËRIA
Në “Milano-Cortina 2026” Shqipëria do të shënojë pjesëmarrjen e saj të gjashtë në histori në Lojërat Olimpike Dimërore. Kombëtarja kuqezi ka marrë pjesë për herë të parë në një Olimpiadë Dimërore në “Torino 2006” dhe që prej atij edicioni ka qenë gjithnjë e pranishme, por me numër shumë të kufizuar sportitësh, ku maksimumi i pjesëmarrësve ka qenë dy sportistë. Këtë edicion Shqipëria shënon rekord pjesëmarrjeje, pasi shkon ne “Milano-Cortina” me katërt sportistë, kur pritshmëritë më të larta janë sigurisht te Lara Kolturi.
KOLTURI MBAN FLAMURIN
Lara Kolturi do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore në “Cortina d’Ampezzo”. Skiatorja 19- vjeçare nga Piemonte, e cila tre sezone më parë vendosi të garojë për Shqipërinë pas kalimit në kategorinë e seniorëve, është vajza e Daniela Çekarelit, kampione olimpike në super-G në “Salt Lake City 2002”. Gjatë këtij sezoni, Kolturi ka arritur katër podiume në slalom (dy vende të dyta dhe dy të treta), si dhe është renditur e gjashta në garën e sllallomit gjigant në Kranjska Gora. Ndërohë parada e sportistëve në Milano do të hapet nga Armenia, e përfaqësuar nga patinatorët Karina Akopova dhe Nikita Rakhmann.
Ndërsa në Kortina, e para që do të parakalojë do të jetë pikërisht Lara Kolturi. Në mbyllje do të hyjnë në skenë flamurtarët italianë: Arianna Fontana dhe Federico Pellegrino në Milano, si dhe Federica Brignone dhe Amos Mosaner në Kortina. Përfaqësuesja “Azzurre” paraqitet në “Milano-Cortina 2026” me delegacionin më të madh në historinë e saj dimërore: 196 atletë (103 meshkuj dhe 93 femra), duke thyer rekordin e vendosur në Torino. Festa e madhe e sportit do të mbyllet më 22 shkurt, në skenografinë madhështore të Arena di Verona, pas 16 ditësh garash epike, duke ia kaluar stafetën olimpike edicionit pasardhës që do të mbahet pas 4 vitesh në Francë.
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje, por klubi torinez nuk e ka humbur besimin te anësori...
Atalanta arriti një fitore të madhe 3-0 ndaj Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26 dhe duke siguruar kual...
Dinamo arriti të siguronte shërbimet e Ibrahima Mustafa dhe Malomos në ditët e fundit të merkatos, të dy këto lojtarë ...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa ka...
Interi mundi 2-1 Torinon dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i zikaltërve, Christian Chivu u shfaq i acaruar, ...
Cristian Chivu ka konfirmuar pas ndeshjes ndaj Torinos, se dy mesfushorët zikaltër Nicolo Barella dhe turku Hakan Çalhanoglu do të mungo...
Arbër Hoxha në një intervistë ka folur për play-offin e muajit mars, ku Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Polonisë...
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka mbështetur hapur rotacionin e skuadrës për çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj T...
Një nga luftëtarët më të mëdhenj në historinë e arteve marciale, Jon Jones (38), ka tronditur botën e MMA-së...
Xhakomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Çezenës. Ai rikthehet në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS dhe ka...