
PSG dominon totalisht futbollit në Francë dhe jo vetëm, pasi këtë vit, përjashto Botërorin për Klube, fituan të gjithë trofetë e tjerë që ishin në valle.
Në Kuvajt, ekipi i Luis Enriques fitoi edhe Superkupën e Francës në një finale të çmendur përballë Marseille, me katër gola të shënuar, raste për shënim, por në fund trofeu u vendos nga ruleta e penalltive, në një kohë kur koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
PSG gjeti shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 13-të, “Topi i Artë” në fuqi, Ousmane Dembele, me një parabël të ëmbël dërgoi topin në rrjetë. PSG zhvilloi një presion asfiksues në fraksionin e parë, krijuan disa raste për shënim, por pa mundur të gjejnë golin e qetësisë.
Situata u përmbys totalisht në fraksionin e dytë, me Marseille që mori kontrollin e lojës duke krijuar disa raste të pastra për shënim, por portieri Chevalier ishte në një mbrëmje të madhe. Nga të paktat raste ku gaboi, ishte ai i minutës së 76-të, ku një dalje e gabuar e tij shkaktoi një penallti, e fituar dhe e konvertuar në gol nga Greenwood. Marseille nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 87-të, Pacho në përpjekje për të larguar një top të futur në zonë e devijoi në portën e tij duke i dhuruar avantazhin skuadrës së Roberto De Zerbi-t. Marseille kishte shansin të mbyllte ndeshjen në limitet e shtesës, por Aubameyang shpërdoroi një rast të pastër i vetëm përballë portierit. Në aksionin pasues, PSG i kapi “mat”, ku Gonçalo Ramos barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 95-të duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive.
Në këtë pikë, ekipi i Luis Enriques u tregua perfekt, 4 në 4 penallti të sakta, ndërsa në radhët e Marseille gabuan në dytë raste, të dyja të pritura nga portieri Chevalier, duke bërë që PSG të fitonte për herë të 14 në histori trofeun e Superkupës së Francës, hera e 12 në 13 vitet e fundit që fitojnë këtë trofe, shifra që tregojnë qartë dominimin e PSG në futbollin francez.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
9 Janar09:55
E pazakontë/ Mourinho detyron lojtarët e Benficës të flenë në qendrën stërvitore pas humbjes
Trajneri Jose Mourinho i ka detyruar lojtarët e Benficës të qëndrojnë në qendrën stërvitore të klubit pasi humb&e...
SPORT
9 Janar09:47
Akuzat e forta të gazetares sportive: Diego Kosta më infektoi qëllimisht me COVID-19
Gazetarja holandeze, Helene Hendriks ka akuzuar ish-sulmuesin e Çelsit dhe Atletiko Madridit, Diego Kosta, se i është kollitur qëllimish...
SPORT
9 Janar09:46
Redon Xhixha vendoset menjëherë nën urdhërat e Nuhijut, por sulmuesi i Tiranës nuk do të debutojë kundër Skënderbeut
Redon Xhixha ka dalë menjëherë në stërvitje me Tiranën, duke u prezantuar zyrtarisht me stafin teknik dhe shokët e skuadr&e...
SPORT
9 Janar08:30
Roma arrin akordin me Raspadorin, mungon vetëm zyrtarizimi
Giacomo Raspadori është shumë pranë transferimit te Roma. Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme mes drejtorit sportiv të...
SPORT
9 Janar08:23
FOTOT/ Myrto Uzuni blen hotel në Vlorë
Pas mijëra dollarëve që hodhi në dasmën e motrës së ti, Myrto Uzuni kësaj radhe lekët i shpenzoi për të...
SPORT
8 Janar15:52
City u ndal sërish, Guardiola: Krijojmë shumë, por shpërdorojmë!
Viti 2026 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Manchester City. Pas tre ndeshjeve radhazi pa fitore, të gjitha t&eum...
SPORT
8 Janar15:15
Jo vetëm në Itali, zgjerohet lista e skuadrave të interesuara për Kristjan Asllanin
Jo vetëm ekipet italiane. Kjo merkato janari pritet të jetë e gjatë e me tepër zhvillime për mesfushorin e kombëtares ton&e...
SPORT
8 Janar14:51
Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon edhe nënshkrimin me portierin Klajdi Kuka
Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon ardhjen e një tjetër futbollisti në radhët e tij dhe bëhet fjalë për portierin Kl...
SPORT
8 Janar14:20
Pas dëmtimit të gjatë, e ardhmja e De Bruyne te Napoli në dyshim/ Arabia Saudite dhe Botërori vendosin fatin e belgut
Dëmtimi i zgjatur i Kevin De Bruyne ka hapur diskutime mbi të ardhmen e tij te Napoli, ndërsa interesimi nga Arabia Saudite dhe afrimi i Kup&eu...
SPORT
8 Janar13:38
NOTA/ I mungoi prekja fituese ndaj United, por Broja mbetet pikë referimi te Burnley
Titullar dhe 76 minuta në lojë, pikë referimi në fazën sulmuese tek Burnley. Më në fund, Broja është rikthyer n&e...