Aksident fatal në Lezhë, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin, ndërron jetë në vend
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur komunitetin e Medjugorjes dhe miliona besimtarë që vizitojnë qytetin çdo vit pë...
Zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e Francës kanë shkaktuar një fenomen të rrallë dhe ekstrem, k...
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Vajza e dy aktorëve të famshëm, Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, ka vendosur që të heqë ligjërisht mbiemrin e babait t&eu...
Trajneri italian, Carlo Ancelotti, u rikthye në Brazil disa orë më parë dhe njoftoi rinovimin e ekipit kombëtar, pas t...
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ...

Dinamo e këtij sezoni ka shfaqur shpesh herë oshilacione, megjithatë është aty, mes katër vendeve të para dhe duke bindur me lojë. Padyshim që paraqitjet e bluve këtë sezon, janë vlerësuar nga të gjithë, e madje edhe kur rezultatet kanë munguar, sërish është diskutuar për lojën e mirë që Dinamo ka zhvilluar.
Daja ka ditur ta transformojë skuadrën, duke e kthyer në një ekip cinik, që ka arritur të marrë pikë me kundërshtarë të vështirë, por nuk duhet harruar që edhe hapat fals të këtij sezoni, kanë qenë të shumta, megjithëse mbrojtja shpesh herë ka qenë hermetike duke pësuar me pikatore. Këtë sezon, Dinamo po bën më mirë se sezonin e shkuar, aty ku u eliminua në gjysmëfinalen e “Final 4”, megjithatë fitoi Kupën e Shqipërisë.
PIKËT- Në 15 javët e para të kampionatit, Dinamo ka arritur të grumbullojë 26 pikë, duke numëruar 7 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. Sezonin e shkuar, pas 15 ndeshjesh numëronte 24 pikë, me 6 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje të pësuara. Sa i përket klasifikimit, Dinamo e sheh veten në vendin e tretë në klasifikim dhe ka 3 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Elbasani, ndërsa sezonin e shkuar, në të njëjtën kohë ishte në vendin e katërt me 4 pikë më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndryshe nga ky sezon, në javët e para të vitit të shkuar, Dinamo e pat nisur sezonin me trajner Dritan Mehmetin, para se Daja të merrte drejtimin e skuadrës dhe të ndryshonte ecurinë e kampionatit për skuadrën e tij.
GOLAVERAZHI- Dy ndeshjet e fundit të Dinamos, e kanë ndihmuar jo pak që të përmirësojë statistikat, sidomos pikët dhe golat e shënuar. Me 6 pikët e marra, Dinamo jo vetëm që hyri në “Final 4”, por zuri dhe vendin e tretë dhe tani e sheh veten edhe si skuadra me sulmin më të mirë. Në 15 javët e para të kampionatit, Dinamo ka arritur të realizojë 21 gola, ndërsa sezonin e shkuar kishte 2 gola më shumë, pasi pas javës së 15-të, kishte 23 gola. Sa i përket golave të pësuar, Dinamo e ka mbyllur mirë prapavijën dhe e sheh veten si një nga skuadrat që pëson më pak, me vetëm 8 gola këtë sezon. Diferenca nga sezoni i shkuar, është e madhe pasi Dinamo kishte pësuar dyfishin e golave, plot 16 të tillë. Sigurisht që pësimi i golave të paktë, i ka dhënë besim skuadrës së Dajës edhe atëherë kur nuk ka arritur të marrë rezultate pozitive, duke qenë të bindur se situata do të ndryshonte.
STADIUMI- Ndryshe nga sezoni i shkuar, këtë sezon Dinamo ka vendosur të shpërngulet në Tiranë dhe thuajse të gjitha ndeshjet do t’i luajë në kryeqytet. Sezonin e nisi Dinamo me një ndeshje në Elbasan kundër Vllaznisë e më pas u rikthye në Tiranë duke luajtur në “Selman Stërmasi”. Skuadra e Dajës u detyrua të luante dhe një herë tjetër në Elbasan, para se të vendoste që ndeshjet e tjera t’i zhvillonte në stadiumin “Air Albania”, aty ku duket se ka gjetur shpëtimin. Fusha e “Air Albanias”, i mundëson Dinamos që të luajë pa probleme, duke lejuar skuadrën që të shprehet më mirë në fushë. Këtë, e vërtetoi edhe sfida e fundit në Tiranë, duke fituar derbin me rezultatin 6-2.
Como ka marrë një goditje të fortë në këtë fundviti, pasi klubi ka konfirmuar se Álvaro Morata do të mungoj&eum...
Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Di...
Tensioni pas ndeshjes së Champions League mes Athletic Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll me barazim pa gola, ka qenë shumë i lartë. ...
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet...
Marco van Basten ka shkaktuar furtunë të vërtetë mediatike rreth Mohamed Salah, i cili tashmë ndodhet në qendër të kri...
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet...
Lajmi kishte qenë në ajër dhe tani është konfirmuar, në moshën 37 vjeçare, Rui Patrisio ka vendosur të tër...
Armando Broja u rikthye të lunate si titullar me skuadrën e tij Burnley, në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Newcaste. Sulmuesi...
Ernest Muçi mbetet një çështje te Trabzonspori. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të...
Erling Haaland ka folur për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën dhe përgjegjësitë që mbart në Manchester City, g...