Dita e 14-të e protestave studentore, qytetarët dhe të rinjtë mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ka folur në një intervistë për FSHF TV, ku ka ndarë detaje interesante nga karriera e tij, forma aktuale në SHBA dhe prapaskena të merkatos së fundit.
Aktualisht, Uzuni po aktivizohet me Austin FC në Major League Soccer, ku ka nisur sezonin në mënyrë shumë të mirë me 4 gola dhe 1 asist në 10 ndeshje. Sulmuesi beratas tregon se ndihet më mirë se sezonin e kaluar dhe më i përshtatur me ambientin.
Një nga temat kryesore të intervistës ishte merkatoja e janarit, ku Uzuni zbuloi se ishte shumë pranë kalimit te Trabzonspori, ku luan Ernest Muçi.
“Ka qenë një ofertë shumë e mirë dhe gjithçka ishte thuajse e mbyllur. Trajneri më donte me çdo kusht, klubi ishte dakord dhe unë gjithashtu isha gati, por marrëveshja u prish për 10 minuta,” u shpreh ai.
Sipas tij, transferimi ishte aq i avancuar sa pritej vetëm finalizimi formal, por një ndryshim i papritur e ndali gjithçka. Ai shtoi se mund të kishte luajtur edhe me bashkëkombësin e tij Ernest Muçi në Turqi.
Duke folur për Kombëtaren shqiptare, Uzuni nuk i shmang emocionet e ndeshjeve të play-off-it, duke i cilësuar si të vështira dhe të rëndësishme për ekipin.
Ai theksoi se përfaqësimi i Shqipërisë është një përgjegjësi e madhe dhe se gjithmonë jep maksimumin, pavarësisht rolit në fushë.
I pyetur për përballjet me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Uzuni nuk hezitoi të zgjedhë idhullin e tij.
“Jam fans i Ronaldos, jam më tradicional në këtë drejtim. Messit nuk i kam kërkuar as fanellën,” tha ai me sinqeritet.
Uzuni pranoi se pritshmëritë në SHBA janë shumë të larta për lojtarët e huaj, veçanërisht kur vijnë me emër të madh.
“Në momentin që vjen si ‘yll’, të gjithë presin që të bësh gjëra si Messi apo Ronaldo. Ka qenë e vështirë në fillim, por tani e kam gjetur veten dhe ndihem mirë,” përfundoi sulmuesi shqiptar.
Situata te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe në qendër të stuhisë ndodhet ‘ylli’ francez, Ky...
Pas polemikave të fundit që kanë përfshirë Kylian Mbappé, lidhur me një udhëtim në Cagliari dhe zërat p&eu...
Kriza e Milanit në kampionatin italian ka arritur një pikë alarmante, duke hyrë në histori për një statistikë që ...
E ardhmja e Milanit mbetet e paqartë në prag të mbylljes së sezonit, me vetëm tri ndeshje të mbetura dhe objektivin madhor ende ...
Performanca spektakolare kundër PSG jo vetëm që i jep Bajernit një ndjesi të mirë përpara ndeshjes së kthimit, por edhe ...
Diego Simeone dështoi ta çonte Atletico Madridin në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Cholo analiz...
Redi Jupi fajëson mendësinë e presidentëve të klubeve shqiptare të cilët sipas tij, nuk e pranojnë dot dështimin sp...
Goli i Bukajo Saka në pjesën e parë i siguroi Arsenalit kualifikimin në vetëm finalen e dytë në historinë e tyre në...
Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, po tërheq sërish vëmendjen jashtë fushës. Ky 41-vjeçar njihet jo vetëm pë...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar. Bie n&eu...