POLITIKE

Revolta studentore - ‘Shtet me dy standarde’/ Vokshi: Protestuesit dënohen, Balluku me 1.2 miliardë euro e 300 shtëpi mbrohet nga mazhoranca

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 14:34
Revolta studentore  - ‘Shtet me dy standarde’/ Vokshi: Protestuesit

Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se po zbaton standarde të dyfishta, ku protestuesit përballen me ndëshkime, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbrohen nga pushteti.

Gjatë diskutimeve në komision, Vokshi deklaroi se Shqipëria nuk mund të sillet sikur ndodhet në normalitet, ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike dhe shoqërore

Në qendër të fjalës së saj ishte rasti i Belinda Ballukut, për të cilën demokratja ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si mazhoranca po po e mbron me votat e deputetëve.

“Jo njëri të dënohet pse po proteston dhe tjetra që ka 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi, siç pretendohet, ka dy varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonët tuaj”, u shpreh Vokshi. 

Vokshi: Nuk mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, kur vendi në fakt është në krizë. Nuk mund të vazhdojmë sikur jemi në normalitet, kur jashtë ka protestë e cila vazhdon prej 4 muajsh dhe në 14 ditët e fundit kemi parë një dhunë të eskaluar dhe të paprecedentë. Jo njëri të dënohet pse po proteston dhe tjetra që ka 1.2 bilion euro, ka 300 shpi, që pretendohet, ka dy varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonët tuaj. Të mos i hiqet imuniteti dhe mos të arrestohet, të jetë akoma duke vendosur ministra apo drejtorë policie apo drejtues të rëndësishëm, në qarqe apo në qeverinë qendrore. Në çdo fjalim thoni fituam 83 mandate, po pse për një vit ndryshoi perceptimi tek qytetarët për korrupsionin tuaj, jo. Dhe kjo revoltë dëshmon edhe një herë që zgjedhjet e 2025 janë të vjedhura. Votat nuk i fituat, i vodhët, duke përdorur dhe bandat kriminale. Është koha që të distancohen nga këto paketat që cenojnë të drejtat kushtetuese. E qartë që ky parlament nuk është vullneti i popullit, është i bandave. Jeni një pjesë e mirë e juaja përfaqësues të krimit të organizuar, edhe disa në këtë komision, jo të gjithë. Pra mos na e shisni më këtë 83 mandate.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?